Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Figura e Skënderbeut, në seminarin për gjuhën dhe letërsinë

Postuar: 25/08/2018 - 07:25

Në kuadër të seminarit për gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë, ku marrin pjesë dhe studiues nga Shqipëria është mbajtur tryeza me temën “Figura e Skënderbeut në Letërsinë Shqipe”. Me ketë rast u vlerësua lart vepra e Skënderbeut si luftëtarë si dhe përfaqësimi që i bëri kulturës shqiptare. Profesori Sali Bashota ka deklaruar se në veprat e Gegajt dhe të Plasarit, shfaqet më së miri madhështia e Skënderbeut. “Këto dy vepra janë të rëndësishme ngase dëshmojnë se Skënderbeu është pikë referuese jo vetëm si luftëtar, por edhe si përfaqësues i denjë i kulturës dhe kombit”, u shpreh mes të tjerave profesor Bashota. Por dhe profesori Osman Gashi pohoi se janë rreth 400 vepra, që shtjellojnë figurën e Skënderbeut. Ai theksoi se në këto vepra heroi kombëtar është vlerësuar si strateg i luftës gjithashtu edhe si njeri që ruajti traditat dhe gjuhën shqipe. Këtu përfshihet letërsia franceze, angleze dhe napolitane. Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Shqipërisë. Në ditën e hapjes drejtori Rrahman Paçarizi tha se ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi që nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë të cilët kanë hapur katedrat e shqipes në vende të shumta në botë. “Si drejtor i seminarit kam qenë i shqetësuar që sivjet, studiuesit e seminarit kanë qenë demotivuar aq shumë sa të mos marrin pjesë fare në sesionet shkencore dhe aktivitetet e tjera. Fatmirësisht ka ndodhur e kundërta. Kemi pasur prurje shumë cilësore”, tha mes të tjerave ai. Sipas Paçarizit vështirësitë vetëm se kanë ndihmuar që të forcohet ky seminar. Ndërsa, duke qenë në fund të mandatit të tij si drejtor i këtij seminari, Paçarizi tha nuk ishte e lehtë të mbante mbi supe traditën disa vjeçare të seminarit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, i cili uroi studentët dhe studiuesit e shqipes. Programi bazë i seminarit të 37 përbëhet nga ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqipe, për kulturën shqiptare, referime shkencore, ligjërata të përgjithshme etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/01/2019 - 07:38

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar organizon tryezën e rrumbullakët dhe çel ekspozitën me titull “Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite”, ditën e hënë në ora 11

Postuar: 24/01/2019 - 07:36

Jeta artistike po vijon të zhvillohet edhe te “arTurbina”, në sallat e saj janë vënë

Postuar: 24/01/2019 - 07:35

“Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji nga Bujar Alimani në Festivalin

Postuar: 24/01/2019 - 07:34

Dokumentari “Koha e pelikulës” kushtuar regjisores së njohur Xhanfise Keko shënon mbr

Postuar: 23/01/2019 - 07:38

Komedia “Boeing Boeing” ka shoqëruar për disa mbrëmje me radhë publikun në sallën &ld

Postuar: 23/01/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar njofton se rikthehet këtë javë në “arTurbina”, vepra e autorit August