BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

Filmat e prodhuar në Kinostudio s’mund të hidhen në kosh, nuk e di nga dalin tani disa politikanë që propozojnë ndalimin e tyre, por kjo është e gabuar

Filmat e prodhuar në Kinostudio s’mund të hidhen në kosh,

Kristaq Mitro është një nga regjisorët e vlerësuar të kinematografisë shqiptare, që kanë lënë gjurmë në historinë e filmit. Kontributi i tij si regjisor është te filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Apasionata” “Telefoni i një mëngjesi”, “Njeriu i mirë”, “Një vajzë dhe një djalë”, etj. Kristaq Mitro bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj kanë realizuar disa nga filmat më të njohur të Kinostudios, që dhe sot kanë mbetur në kujtesën e publikut. Por si regjisor i filmave të para viteve ’90 në vendin tonë, regjisori Kristaq Mitro “Artist i Merituar” shprehet se është kundër ndalimit të atyre prodhimeve kinematografike. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori i njohur Kristaq Mitro flet për punën e bërë në Kinostudio. Edhe pse sipas tij ka disa filma që janë në ekstrem, ai quan pa vend kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike për veprat e artit ku përfshihen dhe filmat. “Filmat e prodhuara nga ish-Kinostudio Shqipëria e Re duhet të ndalohen me ligj si pjesë e propagandës komuniste”, kjo kërkesë është pjesë e nismës së depozituar në Kuvend nga një grup deputetësh demokratë, në kuadër të dekomunistizimit, por regjisori Kristaq Mitro thotë se kjo do të thotë që të fshih aktorët, regjisorët, etj. “Nusja edhe shtetrrethimi” një nga filmat e Kristaq Mitros, 41 vjet pas premierës shqiptare u shfaq në Austri. Filmi prodhim i vitit 1978 shënoi premierën ndërkombëtare në “Viennale” në 2019, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane.

-Këto kohë është rikthyer debati për shfaqjen e filmave shqiptarë prodhuar para viteve ‘90. Filmat e prodhuar nga ish-Kinostudio Shqipëria e Re duhet të ndalohen me ligj si pjesë e propagandës komuniste, kjo kërkesë është pjesë e nismës së depozituar në Kuvend nga një grup deputetësh demokratë, në kuadër të dekomunistizimit. Si regjisori i disa filmave prodhuar nga Kinostudio, si e shikoni këtë?

Ky debat ka shteruar dhe nuk e di pse bëhet sërish. Ka marrë fund. Ata janë filma që i ka bërë ajo kohë dhe njerëz që janë profesionistë, që kanë xhiruar, kanë aspiruar, kanë përjetuar dhe kanë krijuar. Por tani seç dalin disa që flasin dhe nuk arrij ta kuptoj. E gjithë bota ka filma. Italianët që ne kemi afër kanë neorealizmin italian. Unë shikoj që çdo natë në kinema të tyre shfaqen filmat e asaj periudhe dhe pa probleme fare. Shfaqen filmat, që kanë pasur problemet e asaj kohe, me jetën, etj. Këtë kemi bërë dhe neve. Nëse ka këtu ndonjë film, që është tejet i politizuar dhe mund të hiqet. Por jo të heqësh “Apasionata”. Çfarë ka aty politike? Aty bëhet fjalë për një talent, që babai do ta çojë në shkollë, etj. Filmi “Një djalë e një vajzë”, “Telefoni i një mëngjesi”, etj, janë filma që nuk e marr vesh pse tani diskutohet për prodhimet e Kinostudios. Është vetë publiku ai që i shikon, i zgjedh, flet për to, etj. Nuk ka pse të bëhet kjo punë me ligj për ndalimin e filmave. Unë nuk e di nga dalin tani disa politikanë, që flasin në emër të popullit. Më duket se është një debat kot. Nëse parlamenti shqiptar bie në vorbullën ose në plehërllëkun e këtyre njerëzve, që nuk kanë as kapacitet dhe as nuk dinë çfarë është filmi, dakord, por nëse ata arrijnë të kuptojnë se çfarë janë këta njerëz që kanë bërë filmin dhe çfarë janë këta filma, etj, atëherë filmat tanë do shpëtojnë. Janë disa filma ekstremë, të cilët dhe mund të hiqen. Nuk them unë, që të shfaqet filmi im “Enveri ynë”. Por kudo kanë luftuar. Unë shikoj filmat e anglezëve, rusëve, që kanë pasur heronj të popullit që kanë luftuar kundër nazizmit. A është fakt ky që u ngritën? Francezët a kishin filma? Sa filma kanë? Janë plot filma, që populli i organizuar ka luftuar atë kohë nazizmin Nëse ne kemi ndonjë gjë, si përshembull te “Dimri i fundit” është një plan që e kemi futur në film ku vjen partizani, unë iu thashë atyre që ky fshat është i rrethuar i tëri nga gjermanët, po nga është futur ky partizani, sepse nuk e kuptoj. Kristaq Dhamo tha po fute se nuk thotë njeri gjë, pra ishte me urdhër.

-Si u realizua atë kohë filmi “Enveri ynë?

“Enveri ynë” ishte një film i diktuar. Duhej bërë dhe e bëmë. Këtu ka dhe njerëz të tillë që thonë, si i keni bërë ju këta filma? Po si do bënim neve? Duhet të hapej dera e burgut dhe të futeshim në burg, sepse kështu i bie. Do të bëje filmin se merrje rrogën dhe atje punoje. Nuk i kuptoj dot këta njerëz, që nuk po arrijnë dot të kuptojnë kohën në të cilën ne kemi jetuar ato vite para ‘90. Ky është një diskutim i gjatë për filmat, por duhet që të jenë njerëz të zgjuar në këtë diskutim dhe të mos hyjnë njerëz kot, që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre. Ngrihet Enkelejd Alibeaj, që nuk di as ku bie me shtëpi kinemaja e tij dhe e botës.

 - Në korrik u festua 70-vjetori i Kinostudios me një mbrëmje. Më parë ju jeni shprehur ndër të tjera se Kinostudio ishte një universitet dhe aty po të doje mësoje të bëje film nëse kishe talent. Ishte një shkollë e madhe, që fatkeqësisht humbi sipas jush. Çfarë solli kjo?

Në Kinostudio u edukuan, mësuan, u rritën kuadro të filmit dhe jo kuadro partie Filmi është një art i madh, që e ka përqafuar e gjithë bota dhe e përqafuam edhe ne. Pse gabim bëmë ne që përqafuam atë rrymë, atë bukuri, atë kinema? Jo nuk bëmë gabim. Ne bëmë filma dinjitozë. Tani urdhëro le ti bëjnë këta që ngrihen tani Alibeaj me shokë filmat. Po bënë këta 1 përqind të filmave që kemi bërë ne, unë jam dakord le ti marrin t’i djegin filmat e mi. Në filma është skenari, regjia, aktorët, piktori i filmit, etj. Unë si regjisor mendoj që filmat e Kinostudios duhet të shfaqen dhe të mos ndalohen. Kjo tani është tamam si në mesjetë. Ky është një mesjetar të një shekulli tjetër shumë larg, që thotë të ndalohen filmat e Kinostudios. Por ky njeri është turp. Nëse po flitet kështu për veprat, i bie që të hiqen dhe romanet e Kadaresë. Pra me një fjalë këtu të bëhet shkretëtirë. Po janë vlera dhe si ka mundësi të flasësh kështu për veprat, për punën, për gjithë këtë anë shpirtërore të shqiptarëve? Janë vetë shqiptarët që kanë luftuar dhe kanë marrë pjesë, janë personazhe ata, si do ti heqësh? Përse do t’i heqësh? Nuk e di çfarë mendje kanë këta njerëz.

- Jeni shprehur më parë që për filmat e një autori duhet të flasë një kritik, por që tek ne nuk ka. Si ndikon kjo?

Kritikë në art nuk kemi pasur dhe sërish nuk kemi ndonjë kritikë të shquar. Por që të arrish duhet të marrësh një shembull, se çfarë ka bërë bota me fil­ mat. I ka hedhur në kosh? Ka pasur ndonjë si Alibeaj ata që kanë marrë e kanë zhdukur filmat e tyre? Asnjëherë në botë. Ata i shfaqin filmat. Unë shikoj në Vjenë, që filmat e gjithë botës të realizmit, të neorealizmit, të kohës së fashizmit, etj, i shfaqin në kinema të veçanta. Përveçse kanë dhe televizione, që nuk e kanë të censuruar për filmat. Por në Shqipëri nuk po arrij dot ta kuptoj gjithë këtë inat të madh për veprën e artit, qoftë për filmin, muzikën, etj, sepse duke zhdukur filmin do zhdukësh muzikën, letërsinë, do heqësh gjithë ata aktorë nga qarkullimi. Ky është ortek i njeriut që i lind dëshira në mes të natës që të hiqen filmat. Po pse do ta bësh? Argument politik? Jo kjo nuk vlen fare. Se duhet të flasim tani për oqeanin, jo për kënetën. Propozimi për ndalimin e filmave është i gabuar, sikur të hedhësh filmat e Kinostudios në kosh.

-Sa i keni dëgjuar politikanët, që të flasin për investime dhe zhvillimin në art, meqë tani po flasin për ndalim të filmave?

Kinemaja ka marrë fund tek ne. Unë pyeta një student që kishte mbaruar shkollën tani dhe i them: e di ti çfarë është elipsi në kinema? Jo profesor tha, nuk ma ka thënë njeri. I them: atëherë çfarë kineasti do bëhesh ti, sepse ti duhet të dish për principet, parametrat, gurët e kilometrazhit nëpër të cilën kalon kinemaja.

-Nga se vuan sot filmi shqiptar për realizimin e tij?

E para prodhimi i filmit shqiptar vuan nga buxheti dhe e dyta nuk kemi një qendër kinemaje institucion siç ka gjithë bota. Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk funksion si duhet, sepse nuk kanë buxhet siç thuhet. Unë e shikoj punën e kinemasë të mbaruar. Faktet po e tregojnë se është skëterrë. Nuk është prodhim një film, që niset para 10 a 15 vitesh dhe del tani.