Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Filmi “Dita zë fill”, në “Oscar” për Shqipërinë

Postuar: 19/09/2017 - 07:50

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë e “Filmit Më të mirë të Huaj”, në edicionin e 90-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Dita zë fill”, me regji dhe skenar të Gentian Koçit. “Dita zë fill” pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste. Një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhim i ARTALB FILM në bashkëprodhim me GRAAL FILMS, realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages, Ministrisë së Kulturës, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Bashkisë së Tiranës si dhe SEE Cinema Network. Pas festivalit të filmit në Sarajevë, “Dita zë fill” nga data 14 shtator nisi në kinema për publikun shqiptar. Në qendër të filmit, Leta nuk ka mundur të paguajë qeranë për disa muaj me radhë. Kur pronari i nxjerr nga shtëpia, ajo me të birin njëvjeçar gjejnë strehë në shtëpinë e Sofisë, një grua e moshuar e ngulur në shtrat, bija e së cilës ka punësuar Letën të kujdeset për të. Për të ruajtur të ardhurat e vetme dhe një çati mbi kokë, Leta duhet ta mbajë gjallë Sofinë me çdo kusht. Kjo është historia, një dramë sociale që përcjell në 85 minuta filmi i Gentian Koçit, i cili personazhet ia ka besuar aktorëve Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha, Adele Gjoka dhe Pëllumb Dervishi. Filmi “Dita zë fill” ishte pjesë e konkursit kryesor zyrtar në “Sarajevo International Film Festival”. Një nga shtatë filmat e përzgjedhur, që garoi në festivalin e filmit më të rëndësishëm të rajonit dhe një ndër më të rëndësishmit në Europë. Premiera e tij botërore në këtë festival ishte më datë 13 gusht dhe shtatori e solli në Tiranë. Në mes të muajit shtator filmi filloi të shfaqet për publikun në kinema Cineplexx, duke qenë dhe premiera e parë për këtë sezon vjeshte në kinematografinë shqiptare. Ajo që është vlerësuar në filmin “Dita zë fill” ka qenë drama e fortë sociale, e cila zhvillohet e gjitha brenda katër mureve dhe historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 07:57

Kompozitori i njohur Klement Marku ka spikatur me veprën e tij në krijimtarinë muzikore. Edhe këto ditë në skenën e teatrit muzika e krijuar prej tij shoqëron një pjesë shqiptare në skenë.

Postuar: 17/10/2017 - 07:56

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nga vizita që bëri dje në parkun kombëtar të Butrintit e shoqëruar dhe nga gazetarët nuk dha detajet e kontratës me firmën e sallameve &ldqu

Postuar: 17/10/2017 - 07:54

Filmi "Dita zë fill" (Daybreak) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi pas festivalit të filmit në Sarajevë merr pjesë dhe në festivalin e filmit të kategorisë A në Vars

Postuar: 16/10/2017 - 17:40

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur sërish për ndërtimin në Butrint duke thënë se në Parkun e Butrintit janë identifikuar disa probleme për të cilat është ndërhyrë.

Postuar: 15/10/2017 - 08:04

Ndërtimi në parkun kombëtar të Butrintit ka shkaktuar reagime të shumë specialistëve  të trashëgimisë kulturore, që po e kundërshtojnë jo pak.

Postuar: 15/10/2017 - 08:01

Njëzet vepra në pikturë dhe grafikë të realizuara nga piktorit i njohur Anastas Kostandini janë ekspozuar për publikun për herë të parë.

Postuar: 15/10/2017 - 07:58

Festivali “Butrinti 2000” edicionin e tij të 15 e zhvilloi në teatrin antik të Butrintit.