BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Kultura

Filmi “Derë e hapur” do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar”

Filmi “Derë e hapur” do të prezantojë

 “Open door” me regji nga Florenc Papas është filmit artistik shqiptar, që do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar”. Filmi do të konkurrojë në “International Feature Film Award”, edicioni 93. Komisioni përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë përbëhej nga Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti. Sipas njoftimit të QKK, komisioni votoi online për të përzgjedhur kandidaturën shqiptare në konkurrim. Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku. “Open door” (Derë e hapur), me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj, tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave, e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri. Si regjisor për punën në film, Papas më herët ka vlerësuar edhe dy aktoret kryesore dhe shprehej se puna ka qenë intensive. “Nuk jam bërë pishman për zgjedhjet e aktorëve, por përkundrazi. Janë dy aktore me një kimi dhe ndjeshmëri të thellë”, pohon ai. Filmi artistik shqiptar “Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.