BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Kultura

Filmi “Derë e hapur”, me dy çmime në Festivalin e Kinemasë Europiane

Filmi “Derë e hapur”, me dy çmime në Festivalin e

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas u vlerësua me dy çmime në Festivalin e Kinemasë Europiane, që u zhvillua në Leçe të Italisë. Filmi u vlerësua me Cineuropa dhe çmimin e publikut. Filmi “Open door” (Derë e hapur), me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj, tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave, e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri. Filmi artistik shqiptar “Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. Festivali i Kinemasë Europiane, i cili u zhvilloi edicionin e 21 në Leçe të Italisë përfshiu në këtë edicion një seksion të përkushtuar projektit “Circe”, duke shfaqur online filma artistikë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bënte më parë me dije se Shqipëria në këtë festival u prezantua me katër projekte kinematografike, ku njëri ishte në konkurrim. Filmat pjesëmarrës në këtë festival ishin “Delegacioni” nga regjisori Bujar Alimani, “Dita zë fill” me regji nga Gentian Koçit, “Portret i pambaruar” nga Namik Ajazi dhe në konkurrim filmi “Open door” nga regjisori Florenc Papas. “Derë e hapur” i Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë edhe në çmimet “Oscar”.