BREAKING NEWS

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka bërë me gjak nuk do i vlejnë atje në gropë. Jam gati të dorëzohen në autoritetet shqiptare nëse Sali Berisha...

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka
x

Kultura

Filmi “Derë e hapur”, në ekranin e kinemasë për publikun

Filmi “Derë e hapur”, në ekranin e kinemasë për

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, producent Eno Milkani, pas premierës botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit në Sarajevë vjen për publikun në ekranin e kinemasë. Në rolet kryesore janë aktoret Luli Bitri e Jonida Vokshi, dhe “BunkerFilm” njofton se filmi “Derë e hapur” do të shfaqet në CinePlexx, duke filluar nga data 10 tetor. Filmi “Open door” (Derë e hapur) me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Krrabë, Prrenjas dhe Lin. “Derë e hapur” tregon historinë e rrugëtimit të dy motrave, duke shkuar tek babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pa martuar nga Italia. Motra madhe e pret në port dhe të dyja nisin rrugën për në fshat pa ditur se si do ballafaqohen me babain e tyre. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis motrave, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat. Regjisor dhe bashkëskenarist në filmin “Derë e hapur” Florenc Papas më herët ka pohuar se ngacmimi për temën e filmit e ka marrë nga njerëz që njeh. “Ngacmimin për temën e filmit e kam marrë nga dy njerëz që unë njoh, por mendoj se femrat në jetën time më kanë bërë më të ndjeshëm për ketë temë. Është një fenomen, qe e shoh shpesh në shoqërinë tonë”, pohon regjisori Florenc Papas. Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. “Derë e hapur” është një film intim, ku në qendër është njeriu i thjeshtë. Por regjisori Florenc Papas thotë se gjithashtu është një film, që sjell dhe ballafaqimin midis tradicionales dhe modernes. Filmi “Open door” (Derë e hapu) që shënoi premierën botërore në festivalin e filmit në Sarajevë u shfaq edhe në “Tirana International Film Festival”, që këtë vit zhvilloi edicionin e 17, duke sjellë për publikun prodhime të kinemasë shqiptare dhe të huaj.