
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Filmi “Det i zbrazët dhe shterp”, më i miri në “Dea open air”

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Shtator 2018

Edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea open air” përfundoi në qytetin e Sarandës. Të pranishëm në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve ishin kineastë, aktorë e regjisorë nga Europa dhe bota, personalitete të kulturës dhe biznesit, artistë të zhanreve të tjera të artit, diplomat, përfaqësues të medias, studentë, miq dhe dashamirës. Drejtori Edmond Topi u shpreh se edhe programi i këtij festivali zbuloi sërish një shumëllojshmëri kulturash, stilesh dhe individualitetesh. “Në një kohë me kaq shumë dhunë dhe arbitraritet, kultura mbetet e vetmja paqe dhe rrugëdalje, dhe kontribuesit e shquar të saj të vetmit udhëheqës shpirtërorë. Prandaj ka kaq shumë rëndësi që ne ta përhapim dhe promovojmë atë”, tha drejtori Topi. Festivalin e përshëndeti edhe ish-ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, i ftuar nderi i këtij edicioni. Ai iu referua rëndësisë së eventeve të tilla në intensifikimin e shkëmbimeve mes kulturave, shumëllojshmërisë së kontributeve artistike në këtë edicion, numrit të madh të autorëve të pranishëm dhe interesit të publikut për të diskutuar me ta pas filmave respektivë, cilësisë së ofertës filmike dhe jo së fundi rëndësisë së eventit për imazhin e vendit dhe për ofertën kulturore të një qyteti turistik si Saranda. Juria e filmit të shkurtër, që ndoqi këtë konkurrim ishte e përbërë nga Dominik Streib (pedagog - Gjermani); Kimete Berisha (zyrtare e kinematografisë - Kosovë) dhe Eliodor Markja (regjisor montazhi - Tiranë) ndau disa çmime, mes tyre kupa “Dea” për filmin e shkurtër më të mirë iu akordua filmit “Talia”- Toni Bestard - Spanjë 2017. Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga Clemens Erbach (regjisor - Gjermani), Isabelle Welter (producente - Austri), Rusomir Bogdanovski (skenarist dhe pedagog i skenarit - Maqedoni), Genc Përmeti (skenarist dhe producent- Shqipëri), Luan Kryeziu (regjisor dhe skenarist- Kosovë), ndau çmimet për skenarin më të mirë, kamera më e mirë, aktori më i mirë, regjisor më i mirë si dhe çmimi kupa “Dea” për filmin më të mirë me metrazh të gjatë shkoi për filmin “Det i zbrazët dhe shterp”- Spanjë 2018, të regjisorëve Lucas Parnes, Jesus Serna. Çmimi special i Medias shkoi për filmin e shkurtër “Dita kalon, fillon mëngjesi” - Lina Erzen, Slloveni 2017, dhe për filmin e garë shkoi për “Jetë sublime”- Luis Diogo, Portugali 2018.
Më të lexuarat


Vepra teatrore “Shtëpia e Zotit” bashkëprodhim i tre teatrove me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në një shtëpi bari

Margariti: Artistë profesionistë e bartës të gurrës popullore u bënë bashkë në “Folk Fest”

Vasil Tole: Opera “Rusallka” në 1953 konfirmoi pjekurinë e stafeve tona artistike, të afta për të interpretuar në skenën shqiptare gjininë e operas botërore e më pas edhe ato kombëtare

Parada Shqiptare për herë të parë në Tiranë në 111-vjetorin e Pavarësisë

Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019
