BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Kultura

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias”, me regji nga Jonid Jorgji kandidatura e Shqipërisë për “Oscar”

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias”, me regji nga Jonid Jorgji

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji është kandidatura e Shqipërisë në çmimet “Oscars”. Komisionit përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në “International Feature Film Award” edicioni i 94-të ishte i përbërë Eduart Makri, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe anëtarë regjisorin Ylli Pepo, skenaristin Bashkim Hoxha, regjisorin Ilir Keko dhe regjisorin Fatmir Koçi. Në garë ishin dy filma, “Dy Luanë drejt Venecias” me regji nga Jonid Jorgji dhe filmi me titull “Freestyle to Montenegro” nga Ardit Sadiku. Në komision ishte dhe aktori Kastriot Çaushi, por Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se pasi ai u njoh me kandidaturat njoftoi se për arsye konflikti interesi, duke qenë se është aktor në filmin kryesor “Dy Luanë drejt Venecias” nuk do të votonte. Komisioni përzgjedhës me shumicë votash në QKK vendosi për filmin “Dy Luanë drejt Venecias”. Në këtë film dy aktorët kryesorë janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi. Dy aktoret kryesore janë të njohura dhe në arenën ndërkombëtare si Alisa Huzar dhe Natalia De Maria (interpreton te filmi La Grande Belleza). Lista e aktorëve vijon dhe me Luli Hoxhën, Marjana Kondi, Albana Sançolli, Armand Xhuli, Alessandra Bonarotta, Dario Frappampina, Erjon Hodo, Grei Dajlanaj, Arjeta Dhima, Alfred Zeneli, Marjetina Gjoni, Alesia Xhemalaj, Luan Aliu, Kliti Roshi, Vilson Gjonçaj dhe Roerd Toçe.

 Historia në film

Në qendër të ngjarjes janë dy kineastë shqiptarë rreth të 60-tave të cilët kanë marrë rrugëtimin për në festival të Venecias me filmin e tyre. Në rrugë e sipër njihen me dy zonja shumë të hijshme, por që janë pjesë e industrisë së seksit. Rrugëtimi i tyre kalon me një sërë situatash e të papriturash nga Bari drejt Venecias. Situata, të cilat ndryshojnë dhe botëkuptimin e personazheve. Një surprizë ndodh me një nga personazhet kryesor, kur në fund të rrugëtimit zbulon se dhe vajza e tij e vetme është pjesë e kësaj industrie. Regjisori Jonid Jorgji më parë i pyetur rreth filmit ka treguar se tek krijimet e tij, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes familja, dhe ka dashur gjithmonë të luaj me formën e saj. “Aty dua të gjej emocionin, dashurinë zhgënjimin etj. Dhe kësaj radhe vendosa marrëdhënien e një babai të ve me vajzën e tij, të vetme e cila ka vendosur me dëshirën e saj të bëhet pjesë e industrisë seksuale në Europë. Shpresoj të kem dhënë një këndvështrim real dhe të veçantë për publikun”, është shprehur ai mes të tjerave. Për filmin e tij regjisori Jonid Jorgji ka treguar se 80 për qind e ngjarjeve janë të vendosura në Itali, dhe pjesa tjetër në Shqipëri. Sipas regjisorit, një përkrahje për filmin kanë dhënë dhe miqtë e tij. “Kolegët Klajd dhe Dionis Papadhimitri, të cilët mbajtën barrën e produksionit dhe mundësuan teknikën. Janë dhe bashkëpunëtorët e filmit, Petros Antoniadis si drejtor fotografie dhe Dave Tozer si Sound recordist. Davide Ded Ndoji, ka qenë bashkëpunëtori kryesor në Itali”, ka pohuar më parë ai. Filmi “Dy Luanë drejt Venecias”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji është prodhuar nga shtëpia kinematografike “EJF Film” sh.p.k, me financim nga QKK.