
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Filmi “Exil”, kandidat për nominime në “Golden Globes 2021”

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Janar 2021

Filmi “Exil” nga Visar Morina është kandidat për tu nonimuar edhe për “Golden Globes”, që do të mbahen më 28 shkurt. Lajmin e bën me dije Qendra Kinematografike e Kosovës, ku njëkohësisht shkruan se “Exil” është dhe propozimi për “Oscars”. “Artikulli i “Golden Globes” parafrazon regjisorin, duke theksuar se filmi është pjesërisht autobiografik - Visari ishte 15 vjeç kur migroi në Gjermani. Megjithatë Visari elaboron që filmit paraqet diçka edhe më universale se sa vetëm përvojën e një emigranti: “Për sa i përket Xhaferit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë ", thuhet në materialin e publikuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Vitin që lamë pas “Exil” pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për ta fituar më vonë “Zemrën e Sarajevës”, çmimin kryesor të festivalit të filmit të Sarajevës. Festivali i Filmit i Sarajevës u themelua në Sarajevë në 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në Luftën e Pavarësisë së Bosnjës. Festivali ka për qëllim jo vetëm të promovojë iniciativat e kinemasë së rajoneve, por t’i mbështesë dhe ndihmojë me distribuimin e tyre në tregun evropian të filmit. Përveç filmave të gjatë dhe të shkurtër në këtë festival përfshihen dokumentarët. Në tetor filmi i Visarit Morinës “Exil” u zgjodh nga komiteti selektues, që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të “Oscars”. Filmi tregon për Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë. “Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë(Yll Uka, Valon Bajgora) dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board. Film “Exil” sjell një kastë briliante të aktorëve, si Sanrda Huller, Misel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
Më të lexuarat


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe IKRTK, me projekte në veprat origjinale dhe krijimin e fondeve digjitale

Zana Çela: Artistët e rinj, mbështetja e teatrit

Mustafa Tukaj: Të shikohen forma dhe tendencat e reja në dramën shqipe, nëse duam ta mbajmë gjallë duhet investim nga qeveria

Mustafa Arapi ndahet nga jeta, Miqtë: Shqipëria humbi një artist të madh, një restaurator e studiues me vlera

Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”

ASA: Puna për “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920” solli produkt të vyer

AMT: Ministria e Kulturës të përgjigjet, pse u nxorën nga lista e monumenteve dhjetëra vila monument kulture?

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Trashëgimia kulturore, me rënie të numrit të vizitorëve në vitin 2020
