Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Filmi “INANE”, një histori dashurie që nis në Luftën e Dytë Botërore deri në vitet ’70-të

Postuar: 17/10/2019 - 07:32

Filmi artistik “INANE” me skenar dhe regji nga Besnik Bisha shënoi mbrëmë premierën për publikun në sallën e kinemasë “Millennium”. Një projekt kinematografik, që ka bërë bashkë emra të njohur të kinemasë në vend, ku nën drejtimin e regjisorit Besnik Bisha janë në rolet e filmit “INANE”. Në rolet e filmit janë aktorët Anila Bisha, Neritan Liçaj, Rea Bisha, Sokol Guga, Petrit Malaj dhe Zamira Kita. Një histori e shtrirë në dy kohë vjen në filmin “INANE”. Mbi romanin e autorit Besnik Mustafaj “Vera pa kthim” është shkruar dhe skenari nga Besnik Bisha. Në vitin 1997 aktorja e njohur Anila Bisha ishte në filmin “Bolero” me regji nga Besnik Bisha, por pas më shumë se dy dekadash ajo vjen me një tjetër rol në një prej filmave të tij si protagoniste kryesore. Në “INANE” është një histori dashurie, e cila zgjat për 30 vjet, por me ndërprerjen e saj të gjatë. Historia është vendosur për një kontekst siç e ka dhe romani “Vera pa kthim”, në kuptimin që fillon në Luftën e Dytë Botërore deri në vitet ’70. Regjisori Besnik Bisha tregon se romani mbi të cilën u bazua skenari është lexuar prej tij para shumë vitesh. “Skenari është shkruar nga unë dhe është i bazuar në romanin “Vera pa kthim” të Besnik Mustafajt. Titulli në origjinal në film flas ndërkombëtar është “INANE”, që në shqip do të thotë “e pamend”. Romani është lexuar prej meje para shumë vitesh. Një roman i fundviteve ’80. Anila më tha që ta lexoja këtë roman, ku më pas i thashë që do të bëhet film dhe u shkrua skenari”, tregon regjisori i njohur Besnik Bisha. Mbrëmë filmi artistik “INANE” erdhi premierë për publikun, por sipas regjisorit Besnik Bisha në historinë e tij është dhe një pritje e gjatë, por që sipas tij njeriu nuk mund të presë gjatë gjithë jetës. “Në film është një vajzë e re që e luan Rea, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore dashurohet me një djalë. Atë e internojnë dhe nuk kthehet më, por vajza personazh i filmit rri e pret për rreth 30 vjet. Në kohën që priste ai asaj i duket që ai vjen. Në film historia trajtohet: sikur të vinte ai çfarë do të bënte? Do të realizonin ëndrrat e tyre, dhe ëndrra kryesore është që do të bëhet nënë. Por kjo nuk e arrin dot. Pra në film ajo rri e pret, por për mua është e krejt e pamend, sepse njeriu nuk mund të presë gjithë jetën. Një jetë kemi dhe jeta duhet të vazhdojë”, pohon regjisori.

Filmi një javë në kinema

Filmi është xhiruar për 21 ditë. Regjisori tregon se ka qenë një punë e madhe nga i gjithë stafi për realizmin e filmit. “Personazhet kishin një ngarkesë të madhe, i gjithë grupi përjetonte një ngarkesë emocionale të madhe. Pas xhirimit e ndjenin veten të lodhur, pra fillon lodhja psikologjike. Xhirimet në eksterier janë bërë në Korçë dhe në Durrës, tek plazhi i Gjeneralit kemi qenë, dhe interier dekoret janë bërë në Tiranë”, pohon Bisha. Filmi do të jetë një javë në kinema për publikun, por do të vijojë dhe në festivale të ndryshme. Filmi është me financim nga QKK në Shqipëri dhe Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut. Drejtor fotografie në film është Sebastiano (Nino) Celeste, Leonard Qendro, kompozitor Erika Manoni, piktor filmi Ilir Martini, piktore kostumesh Blegina Bezo dhe piktore grimi Besa Islami. Filmi është realizuar nga B&G Film Production në bashkëpunim me ArbFilm & 7AAFilm. Projekti i fundit që regjisori Besnik Bisha ka pasur në filmin artistik ka qenë ai me titull “Gjaku i shprishur” në bashkëpunim me TVSH. Më pas ka qenë filmi dokumentar “Fëmijët e diktaturës”. Në projektet e tij me filmat artistikë vepra të tjera mbajnë emrin e regjisorit Besnik Bisha, mes tyre përmendim: Sinjali i dashurisë (1988), Njerëz në rrymë (1989), Zemra e nënës (1995), Bolero (1997), Mao Ce Dun (2007), Milenium 2014, etj.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.