BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Love” mbaron xhirimet, vëllezërit Papadhimitri sjellin një histori dashurie në Tiranë

Filmi “Love” mbaron xhirimet, vëllezërit Papadhimitri

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Love” me regji nga Dionis Papadhimitri ka përfunduar xhirimet në Tiranë. Një projekt kinematografik me skenar nga Dionis Papadhimitri dhe Irvin Muçaj, që ka angazhuar në role aktorë të njohur. "Love" është një prodhim i shtëpisë kinematografike Papadhimitri Film Production. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Klajd Papadhimitri bën me dije se filmi sapo ka hyrë në fazën e post produksionit. “Xhirimet e filmit “Love” janë bërë në Tiranë. Filmi është në fazën post produksion dhe pritet te dalë në kinema në muajin dhjetor të këtij viti. Në role janë aktorët  si Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Herion Mustafaraj, Luli Bitri, Rozi Kostani, Olta Gixhari dhe Sara Kolami”, pohon producenti Klajd Papadhimitri për filmin “Love”, që mbaroi së xhiruari këto ditë në Tiranë. Ky nuk është projekti i parë që bën bashkë dy vëllezërit, por këtë herë ata janë angazhuar me një tjetër film artistik që me financim të QKK pritet të jetë dhe një nga premierat e dhjetorit në Tiranë. Në këtë film publiku gjen emra aktorësh të njohur, të vlerësuar për jetën e tyre artistike me filmin dhe teatrin. Por këtë herë regjisori Dionis Papadhimitri i ka angazhuar në filmin e tij “Love”. Filmi me metrazh të gjatë nga Papadhimitri Production dhe i financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike është i mbështetur si projekt në realizimin e tij edhe nga Bashkia Tiranë. Këtë herë si producent, por më herët si regjisor Klajd Papadhimitri realizoi filmin “I ardhur nga ëndrrat” me skenar nga Vladimir. Një film, i cili bëri bashkë skenaristin e njohur dhe regjisorin Papadhimitri, ku në role janë aktorë të vlerësuar nga publiku me aktivitetin e tyre artistik.

Historia në filmin “Love”

Në qendër të filmit “Love” qëndron Geri, rolin e të cilit e luan aktori Genti Kame. Geri një mashkull rreth të 40-tave i lodhur nga jeta në Itali, i cili kthehet në vendlindjen e tij në Tiranë. I palumtur nga martesa prej 10 vjetësh ai vendos të jetojë pa bashkëshorten e tij në Tiranën e zhurmshme të klubeve, pubeve, diskove ku takohet me miqtë e tij të mirë Tomin, Mondin dhe Danielin, role të luajtura nga Gent Hazizi, Gentian Zenelaj dhe Herion Mustafaraj. Por një zë i vazhdueshëm e shoqëron në çdo periudhë të ditës. Është Ela, që në film luhet nga aktorja  Luli Bitri, gruaja e tij që ka lënë në Itali. Pasioni për seks me dashurinë e tij të parë, Fionën rol i luajtur nga aktorja Rozi Kostani dhe lidhja me një vajzë të re Elizën, një rol i luajtur nga Olta Gixhari e bëjnë Gerin që të pakësojë numrin e anti depresivëve që ai pi. Por kjo zgjat  deri në ditën që Ela vjen duke i prishur balancat e tij dhe nëpërmjet kontrollit që arrin të vërë mbi të e rrënon këtë marrëdhënie, duke e bërë Gerin të pajtohet me statusin e një martesë lineare, ku dashuria është një term i harruar. Si gjithmonë fundi është i njëjtë kthehet sërish te ajo, zëri që i prishte qetësinë. E gjithë kjo ngjarje tregohet në filmin artistik me skenar nga Dionis Papadhimitri dhe Irvin Muçaj, që tashmë ka mbaruar dhe xhirimet. Ky film i shtohet listës së projekteve që janë të financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe po xhirohen gjatë këtij viti në zona të ndryshme të vendit./ Nga Julia Vrapi