BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Filmi “Mali i harrum” me një histori shqiptare, pritet premierë në SHBA dhe Kanada

Filmi “Mali i harrum” me një histori shqiptare, pritet

Filmi shqiptar “Mali i harrum” pritet të jetë premierë në SHBA dhe Kanada. Një film, që sjell një histori shqiptare, me në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku, në qendër të filmit “Mali i harrum” bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vendin jashtë shtëpisë nga djali tij i papunë. Pasi e humb pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri. Ata udhëtojnë në Alpe, ku dhëndri ka shtëpinë, por në një përpjekje për të gjetur edhe paqen shpirtërore. Filmi “Mali i harrum” ka në role aktorët Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Kastriot Shehi, Merita Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe Qena, Agron Shala, etj. Regjisori Ardit Sadiku shprehet se filmi pritet të jetë premierë në maj të këtij viti, por kjo ka shumë rëndësi për aktivitetin e tij me kinematografinë. Sipas tij, një film kur fillon dhe shfaqet në shtete tjera të botës merr jo pak rëndësi dhe për jetëgjatësinë e tij si projekt kinematografik. “Për mua është e rëndësishme, që filmi të dali në tregun e huaj pasi i rritet dhe jetëgjatësia, kjo gjë për mua është gjëja më e rëndësishme pasi ka art kalimtar dhe art që i qëndron kohës. Sa më shumë ti qëndrojë kohës, aq më i lumtur jam. Tregu i Amerikës veriore është një treg shumë i madh dhe besoj që do ketë sukses, pasi distributori është goxha i njohur dhe me eksperiencë”, shprehet për filmin e tij regjisori Ardit Sadiku. “Mali i harrum”, pritet të jetë premierë në maj në SHBA dhe Kanada, por regjisori Sadiku thotë se shpreson që të gjejë audiencën e tij dhe në këto vende. “Uroj që filmi të gjejë audiencën e vet dhe për mua kjo ka më rëndësi. Se çfarë do marrin është një eksperiencë personale, që çdokush do e përjetojë ndryshe. Kam trajtuar një problem human, që kudo ta kisha xhiruar filmin do funksiononte po njësoj si në gjuhen shqipe, ndoshta ky fakt ka bërë dhe distributorin të besojë në film”, thotë regjisori.

 

 Shkrimi i skenarit për filmin

Takimi me një të moshuar, që nuk po gjente rehati pasi kishte mbetur pa shtëpi si rezultat i humbjes së pronës, ishte shtysë që regjisori Ardit Sadiku të niste të shkruante skenarin e filmit “Mali i harrum”. Ai shprehet se për shkrimin e skenarit i kanë bërë përshtypje edhe problemet e njerëzve, si pamundësia për të marrë vendime, pasiguria ekonomike, që i shkakton ankth dhe keqmenaxhimi i marrëdhënieve. “Kjo temë lidhet me humbjen e pronës dhe u intrigova për ta realizua për një audiencë filmi”, tregon regjisori Sadiku. Regjisori Ardit Sadiku është kujdesur dhe për detaje të tjera të filmit të tij. Filmi i vendos ngjarjet në ambient, me arkitekture tradicionale shqiptare për t’iu përshtatur asaj, që ai kishte menduar në filmin, që ka në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Regjisori shprehet se aktorët janë përzgjedhur me qëllim të jetësimit të skenarit sa më mirë, pasi është shkruar në dialektin geg. Xhirimet e filmit “Mali i harrum” janë bërë në fshatin Theth të Shkodrës. Para këtij filmi, regjisori Ardit Sadiku solli premierën “Jetë mes ujërave”. Ky film sjell një dramë që ka si temë jetën e një mekaniku të pakënaqur dhe gruan e tij të papunë, që përballen me zhdukjen e papritur të vajzës së tyre. Ngjarjet filmi i vendos në Tiranë në një zonë urbane. Edhe për këtë film më herët regjisori ka treguar se skenarin e ka shkruar në një formë që mund të xhirohej kudo, pasi tema nuk lidhet shumë me vendndodhjen. Në këtë film regjisori Ardit Sadiku trajtonte mungesën e komunikimit, keqmenaxhimin, dëshirën për të mos punuar gjë që është shumë e theksuar në ish-vendet komuniste, rinia që kërkon të emigrojë për arsye ekonomike, duke harruar që ndryshimi i mentalitetit ka më shumë rëndësi sesa ndryshimi i vendndodhjes.

Më të lexuarat