BREAKING NEWS

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në 13:00”, kryeministri Edi Rama njofton masat e rrepta për fundjavën dhe javën në vazhdim

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në
x

Kultura

Filmi “My name is Sonila”, premierë europiane në “Travelling Rennes Film Festival”

Filmi “My name is Sonila”, premierë europiane në

Filmi “My name is Sonila”, me skenar dhe regji nga Suela Bako konkurron në edicionit e 31 të “Travelling Rennes Film Festival”, që ka nisur në Francë. Në konkurrim janë filma të ndryshëm nga bota dhe filmi shqiptar “My name is Sonila”, në kompeticionin zyrtar në këtë festival shënoi premierën europiane. Ky vit veç angazhime në skenën shqiptare për Suela Bakon një emër i njohur dhe i vlerësuar në jetën artistike në vend, ka nisur dhe me këtë prezantim në një nga festivalet që merr jo pak vëmendje në ditët e tij. “My name is Sonila” është një film artistik me metrazh të i shkurtër, prodhim i Erafilm Productions (Shqipëri) dhe Takami Production (Francë) financuar nga Qendra Kombëtare e Filmit. Producentja Sabina Kodra shprehet se me këtë film ka qenë një rrugëtim i gjatë, por një punë e bërë me shumë mund. ““My name is Sonila”, është filmi i metrazhit të shkurtër, me skenar dhe regji të Suela Bakos. Është një punë e vogël e bërë me mund të madh. Kemi mbi 4 vjet që punojmë me këtë projekt, një rrugëtim i gjatë e i mundimshëm”, shprehet producentja Kodra, për këtë film në festivalin “Travelling Rennes Film Festival”, që nisi më 11 shkurt për të përfunduar mbrëmjen e datës 18 të këtij muaji në Francë. Filmi shqiptar u shfaq si premierë europiane në 14 shkurt, duke sjellë në role aktorë të njohur. Në filmin “My name si Sonila” interpretojnë Suela Bako, Marilda Furxhi, Kaltrin Zalla, Naum Shundi, Romir Zalla, Marvin Tafaj, Kastriot Shehi, Margent Çaushi, Bajram Dosti, Marsias Lila, Donika Ramallari, Ervin Mustafaj dhe Florind Belliu. Me pjesëmarrjen në kompeticionin zyrtar të “Travelling Rennes Film Festival”, filmi shqiptar “My name is Sonila” shënoi premierën europiane, por prej këtej ky prodhim kinematografik pret të shfaqet edhe në festivale të tjera në botë. Suela Bako, përfundoi studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e shumë filmave të shkurtër dhe të gjatë si aktore. Ajo ka luajtur role në Teatrin Kombëtar dhe prodhime të tjera teatrore. Në aktivitetin e saj ndër vite Suela Bako ka punuar si regjisore televizive për 10 vjet. Veprat e saj, ka qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare të filmit. Filmi i saj “Darka” fitoi 5 çmime. Ajo ka qenë regjisore dhe skenariste e “Dritës” një dokumentar rreth Gjon Milit, fotografit të famshëm shqiptaro-amerikan. “Drita” ka qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare, siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik.

Ngjarjet në film

Në film, Soni është një grua që bëhet dëshmitare e një padrejtësie, që i ndodh dikujt dhe ajo nuk reagon. Po si do të veprojë ajo kur e njëjta padrejtësi do ti ndodhë vetë asaj? Soni së bashku me vjehrrën e saj dhe të bijën marrin autobusin për të shkuar për ngushëllim tek një i afërmi i tyre. Padashje Soni vë re që një hajdut xhepash vjedh dikë në autobus, dhe nuk reagon ndaj veprimit të tij. Pasi hajduti i shoqëruar nga dy shokë të tij zbresin nga autobusi Soni zbulon se i kanë vjedhur kuletën edhe asaj. Në autobus krijohet një situatë e tensionuar, pasi edhe disa të tjerë kuptojnë se janë vjedhur. Pasi ka zbritur nga autobusi, Soni lajmëron policinë e cila sjell një patrullë me makinë në ndihmë të saj për të kapur hajdutët. Por patrulla e sapoardhur zbulon se vjedhja ka ndodhur në një zonë që nuk është në vartësi të tyre ndaj Soni transferohet në një patrullë tjetër policie përgjegjëse për zonën, e cila në vend që të vihet në ndjekje të hajdutëve e përcjell atë në rajon tek oficeri gjyqësor.