BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Filmi “Në çdo stinë”, AQSHF risjell në vëmendje premierën e para 40 vitesh

Filmi “Në çdo stinë”, AQSHF risjell në

Filmi "Në çdo stinë" është prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re". Regjia Viktor Gjika, skenari Bashkim Hoxha, Viktor Gjika. Muzika e filmit nga kompozitori Aleksandër Peçi. Rolet në film luhen nga aktorët e njohur të kinemasë shqiptare si Anisa Markarian -Zana dhe Arben Imami- Bardhyli. Në role janë dhe Pavlina Leka, Spiro Duni, Ermira Bahidi, Adrian Cerga, Karafil Shena, Tomorr Nushi, Ylli Demneri, etj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 40 vjet pas premierës së filmit “Në çdo stinë” publikoi një shkrim, publikuar nga aktorja e njohur Anisa Markarian. “40 vjet pas premierës vjen ky shkrim dokumentues për kohën dhe xhirimin e filmit "Në çdo stinë", mbushur me emocione që na rizbulojnë pasionin për artin dhe origjinalitetin e kinematografisë shqiptare të viteve '80, përtej kornizave ideologjike të kohës. Faleminderit Anisa Markarian për këtë dëshmi të bukur e të vlefshme”, shkruan Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, në profilin e tij që ka publikuar dhe foto të filmit nga arkivi. Në profilin e saj aktorja Anisa Markarian shkruan se 5 prilli i 1981 ishte dita e premierës. “40-vjetori i një premiere. E diel, 5 prill 1981. Dita e madhe e premierës!”, shkruan mes të tjerave aktorja. Ndërsa skenaristi Bashkim Hoxha në profilin e tij shkruan se “Në çdo stinë” është skenari i tij i parë. Po në Facebook edhe kompozitori Aleksandër Peçi shprehet se “Në çdo stinë” është një film, i cili bashkudhëton me njeriun, në çdo stinë të jetës së tij, ja zbukuron e pranverizon jetën. “Nga sa lexoj prej impresioneve të publikut, shumë kanë nostalgjinë e tyre për këtë film, sepse lidhet me momente personale të jetës së tyre. Një realizim i bukur i regjisorit Viktor Gjika mbi skenarin e Bashkim Hoxhës”, shprehet Peçi ndër tjera, që lajmëron se ka dalë dhe një CD muzikore me muzikën e filmit, së bashku me “Kur xhirohej një film”. Në film, Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë, por edhe ndryshime midis njëri -tjetrit filmi jep portretin e studentit të ri.