BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Filmi “Nji prej nesh” me regji nga Ergys Meta, premierë për publikun

Filmi “Nji prej nesh” me regji nga Ergys Meta, premierë

“Nji prej nesh”, vepra e parë e regjisorit Ergys Meta shënon këtë mbrëmje premierën në Tiranë. Filmi vjen pas premierës ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit dhe do të shfaqet në kinema Millenium. Në rolet e filmit përmendim aktorët Alban Ukaj, Kasem Hoxha, Alfred Trebicka, Enkel Gurakuqi, Sebina Matlija. “Nji prej nesh”, është historia e Sulës, një efektivi policie, i cili vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik. Gjendja e tij rëndohet në kontakt me realitetin e përditshëm toksik të kryeqytetit. Ai ndjen se duhet të bëjë diçka që t’i jap kuptim jetës së tij. Por deri ku është i gatshëm të shkojë Sula për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit? “Nji prej nesh” është një udhëtim eksplorues brenda mendjes së një personi çfarëdo, i cili ndihet i përgjegjshëm të bëjë diçka të rëndësishme për botën që e rrethon. Regjisori Ergys Meta shpjegon se përse ka zgjedhur të prezantohet me një vepër të tillë për herë parë me metrazh të gjatë. Sipas tij, vendi është i mbushur me histori të tilla. ““Zgjedh “Nji prej nesh” si vepër e parë, sepse vendi im është i mbushur plot histori të tilla që në shumicën e rasteve mbesin të parrëfyera. Ndihem i përgjegjshëm të denoncoj një anomali shoqërore, duke e vizualizuar me nota kinematografike një zgjidhje që do ringjall shumë pyetje, të cilave i takon audiencës shqiptare dhe të huaj t’i përgjigjet”, thotë Ergys Meta regjisor dhe skenarist. Në njoftimin rreth filmit thuhet se stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër, i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me superheronj. “Kryesisht sepse neo-noir rrotullohet rreth një personazhi në petkun e një dedektivi që lufton i vetëm dhe me mjete pak ortodokse për të zgjidhur një mister, duke e bërë të jetë një anti-hero. Rrjedhimisht ai shndërrohet në një figurë shumë popullore për publikun në mbarë botën. Qëllimi i këtij tregimi filmik është që një person çfarëdo pavarësisht nga aspekti social-kulturor, bëhet një element shumë i rëndësishëm i gjithë shoqërisë. Për regjisorin Ergys Meta historia e treguar nga këndvështrimi i anti heroit ka një kuptim që shkon përtej moralit”, thuhet rreth filmit. Një bashkëprodhim Shqipëri- Maqedoni e Veriut - Kosovë. Producente e “Era Film” Sabina Kodra. Producente ekzekutive Gerta Qurku, drejtor fotografie Shpëtim Baca, muzika Bled Boraku. Filmi do të qëndrojë në kinema Millenium dhe Cineplex Teg për dy javë, që nga dita e premierës.