BREAKING NEWS

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me
x
BREAKING NEWS

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i pashmangshëm për dy arsye të rëndësishme

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i
x
BREAKING NEWS

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta jap kur të...

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta
x
BREAKING NEWS

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit
x
BREAKING NEWS

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për pensionistët për vitet 2022-2024

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për
x
BREAKING NEWS

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën 3 qytetarë në Shqipëri

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë:
x
BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u
x
BREAKING NEWS

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut, zbardhet vendimi

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo
x

Kultura

Filmi “Open donor”, në garën e festivalit të filmit në Leçe

Filmi “Open donor”, në garën e festivalit të filmit

Festivali i Kinemasë Europiane, i cili zhvillohet në Leçe të Italisë ka përfshirë në këtë edicion një seksion të përkushtuar projektit “Circe”, duke shfaqur online filma artistikë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se Shqipëria në këtë festival është prezantuar nga katër projekte kinematografike. Filmat pjesëmarrës në këtë festival janë “Delegacioni” nga regjisori Bujar Alimani, “Dita zë fill” me regji nga Gentian Koçit, “Portret i pambaruar” nga Namik Ajazi dhe “Open door” nga Florenc Papas. Këto janë katër produksionet në festival, që nisi më datë 31 tetor dhe përfundon më datë 7 nëntor. Filmi “Open Door” (Derë e hapur) është pjesë e konkurrimit së bashku me 11 filma të tjerë. Filmi “Open door” (Derë e hapur), me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj, tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave, e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri. “Open door” me regji nga Florenc Papas është filmit artistik shqiptar, që do të prezantojë Shqipërinë edhe në “Oscar” 2021. Filmi artistik shqiptar “Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.