BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Sfida”, me ngjarje për jetën e thjeshtë dhe peripecitë e një gruaje shqiptare

Filmi “Sfida”, me ngjarje për jetën e thjeshtë dhe

Filmi “Sfida” ka në qendër të tij jetën e thjeshtë dhe peripecitë e një gruaje shqiptare, që përballet me probleme të ndryshme. Filmi përcolli te spektatori dashurinë e filmit shqiptar të kërkuar në vite. Me në role aktorë të njohur ky prodhim kinematografik, me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe producent Skënder Jaçe u shfaq në disa qytete të Shqipërisë, me projektin “Open Cinema”. Filmi “Sfida” u shfaq për spektatorët në qytetet si Korçë, Kukës, Tropojë, Gjirokastër, Kuçovë, Tiranë. Pas prezantimit të filmit, producenti Skënder Jaçe flet për punën dhe vëmendjen, që pati këtë herë ky prodhim kinematografik. Një film me në role aktorë të njohur si Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu që mori duartrokitjet e publikut me ngjarjet e tij, ku producenti Skënder Jaçe e vlerëson këtë herë bashkëpunimin. Producenti Jaçe thotë se ajo që ka pasur rëndësi në këtë produksion për filmin “Sfida” ka qenë dhe përzgjedhja e aktorëve, që do të ishin pjesë me rolet e tyre. “Primare në këtë produksion kisha që bashkë me regjisorin e filmit të zgjidhnin një kast aktorësh me emër dhe mendoj se e realizuam. Filmi “Sfida” u mirëprit për vetë mesazhin, që ai përcolli, jetën e thjeshtë dhe peripecira të një gruaje shqiptare, e cila lufton për të mbajtur gjallë një biznes fasonerie”, shprehet producenti Jaçe për filmin “Sfida”. Në role të filmit emra të njohur të kinematografisë, por sipas producentit ajo që u përcoll te publiku ishte dhe dashuria për prodhimet e kinemasë shqiptarë. “Interpretimi i aktorëve të njohur si Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu përcolli te spektatori dashurinë e filmit shqiptar aq të kërkuar në vite”, shton më tej producenti për filmin, që u shfaq në disa qytete të vendit.

Filmi në festivale

Filmi shqiptar “Sfida” pritet të jetë dhe në disa festivale të filmit, por gjithçka sipas producentit Skënder Jaçe varet nga gjendja si do të vijojë ajo më tej. “Sivjet mendojmë ta përcjellim në dy festivale. Natyrisht nëse do dalim nga kjo gjendje filmi do të shfaqet edhe në qytete të të tjera si dhe Kosovë e Maqedoni”, shprehet mes të tjerave producenti për filmin me skenar dhe regji nga Lulzim Sula. Filmi artistik “Sfida” u shfaq premierë në Korçë. Muzika e filmit me ngjarje me problematikën shqiptare është shkruar nga kompozitori Aleksandër Vezuli. Në qendër të filmit “Sfida” është një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajo të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qeraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara, etj. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike. Si do të vejë fundi i kësaj gruaje të dëshpëruar, e cila jeton e vetme me vajzën e saj? Gjithmonë në jetë ka një forcë energjie, që qënies njerëzore i jep kurajo, për të arritur që të jetë diçka në jetë, duke menaxhuar mirë personalitetin njerëzor. Xhirimet e filmit “Sfida” u bënë në vitin që lamë pas dhe vjen si një produksion nga "Production Cinemania". Në rol kryesor në film është aktorja Suela Konjari dhe producenti Skënder Jaçe më herët gjatë realizmit të filmit ka treguar se ka kohë që mungonte në kinemanë tonë, një femër që të mbajë peshën me rol kryesor në film si Suela Konjari. Sipas tij, në film del qartë forca e femrës. “Filmi përshtatet shumë me realitetin tonë sot, sepse ka biznese që falimentojnë nuk kanë mbështetje dhe njeriu gjithmonë do një shtytje në jetë, do një mbështetje qoftë dhe morale për ti dhënë guxim”, pohonte producenti. Në filmin “Sfida” edhe aktorët Birçe Hasko dhe Bujar Asqeriu kanë portretizuar më së miri personazhet e tyre. Birçe Hasko ka rolin e pensionistit dhe Bujar Asqeriu në rolin e sipërmarrësit.