BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Sfida” rikthen në kinema Birçe Haskon me ngjarje nga realiteti shqiptar

Filmi “Sfida” rikthen në kinema Birçe Haskon me ngjarje

Filmi artistik “Sfida” me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe me një kast aktorësh të njohur u shfaq premierë në Korçë. Filmi me ngjarje me problematikën shqiptare sjell në role aktorë të vlerësuar të kinemasë shqiptare. Në rolet në film përmendim aktorët Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu. Muzika në filma është shkruar nga Aleksandër Vezuli. Producenti Skënder Jaçe e vlerëson këtë herë bashkëpunimin, që është bërë për realizimin e filmit, pjesëmarrjen e aktorëve dhe shprehet se ishte një punë e bërë me profesionalizëm. “Në të gjithë botën premierat e filmit kthehen në një festë plot atmosferë për kinemanë. Edhe tek ne është krijuar tashmë tradita që filmi shqiptar të promovohet sa më bukur. Korça ku edhe u xhirua filmi "Sfida" priti premierën e tij të parë. I falenderoj, në emër të produksionit, për përgjegjësinë dhe profesionalizmin në rolet e tyre. Rrugëtim të bukur "Sfida"”, shprehet producenti Jaçe. Në qendër të filmit “Sfida” është një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajo të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qeraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara, etj. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike. Si do të vejë fundi i kësaj gruaje të dëshpëruar, e cila jeton e vetme me vajzën e saj? Gjithmonë në jetë ka një forcë energjie, që qënies njerëzore i jep kurajo, për të arritur që të jetë diçka në jetë, duke menaxhuar mirë personalitetin njerëzor. Xhirimet e filmit “Sfida” u bënë në vitin që lamë pas dhe vjen si një produksion i ri nga "Production Cinemania" me producent Skënder Jaçe.  Si producent ai tregon se jo vetëm kjo premierë është në planet e këtij viti, por dhe projekti “Open Cinema”, si dhe një tjetër film vizatimor me regji nga Endri Beqo.

Puna me filmin

Filmi që mbrëmë shënoi premierën në Korçë sipas producentit do të jetë më pas dhe në Tiranë. Duke folur për ngjarjet në film ku në rol kryesor është Suela Konjari, producenti Skënder Jaçe shprehet se ka kohë që mungonte në kinema, një femër që të mbajë peshën me rol kryesor në film si Suela Konajri. “Në film del qartë forca e femrës. Filmi përshtatet shumë me realitetin tonë sot sepse ka biznese që falimentojnë nuk kanë mbështetje dhe njeriu gjithmonë do një shtytje në jetë, do një mbështetje qoftë dhe morale për ti dhënë guxim”, tregon ai për premierën që u shfaq në Casa Gaçe. Por dhe aktorët Birçe Hasko dhe Bujar Asqeriu kanë portretizuar më së miri personazhet e tyre. “Birçe Hasko e priti me shumë kënaqësi rolin dhe ishte intrigues në film. Ai pasuroi rolin gjatë xhirimit, aktor me përmasa të mëdha. Më gëzoi fakti që mes aktorëve ishte dhe Birçe Hasko dhe ishte një kujtim i bukur dhe për atë dhe për produksionin. Premiera pas Korçës do jetë dhe në Tiranë por po mendohet të futet dhe në festival. Birçe Hasko ka rolin e pensionistit dhe Bujar Asqeriu në rolin e sipërmarrësit”, tregon producenti Jaçe. Ky film që sjell në role aktorë të njohur ehe gjatë xhirimeve në qytetin e Korçës ka zgjuar interesin e qytetarëve, të cilët kanë ndjekur punën që është bërë me filmin, ku padyshim aktorët Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu merrnin vëmendjen më të mëdha.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat