BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Shija e derrit” me një histori dramatike, premierë në “Tirana International Film Festival”

Filmi “Shija e derrit” me një histori dramatike, premierë

Filmi “Shija e derrit” do të shënojë premierën në edicionin e 18 të “Tirana International Film Festival”, që në 19 shtator shënoi hapjen e tij. "Shija e derrit", me skenar shkruar nga Elvis Lule dhe Erenik Beqiri dhe me regji nga Elvis Lule është në konkurrim në “Tirana International Film Festival” (TIFF) dhe shfaqet në ditën e katërt të programit të festivalit më datë 22 shtator. Me regji nga Elvis Lule, ky film i metrazhit të shkurtër sjell në role aktorët Lulzim Zeqja, Arta Selimi dhe Artan Islami. TIFF 2020 me drejtor artistik Agron Domi ka nisur prej disa ditësh në Tiranë, duke sjellë për publikun prodhime të ndryshme të kinemasë së huaj dhe asaj shqiptare. Këtë vit në TIFF nga 220 filma që marrin pjesë vetëm 108 janë në garë për çmimet e festivalit, në edicionin e 18. Filmi “Shija e derrit” ka në fokus të tij individin dhe regjisori Elvis Lule i pyetur për skenarin më herët ka treguar se për këtë bashkëpunim falenderon edhe mikun e tij Erenik Beqiri. “Pasi disa qëndrime artistike krijojnë një pjekje të caktuar, pas këtij procesi këto qëndrime socialo- artistike fillojnë të kompozohen në një strukturë letrare dhe pas një procesi filtrues erdhëm në këtë skenar të shkurtër, i cili në fokusin e tij ka individin, gjej rastin të falënderoj mikun dhe bashkëpunëtorin tim Erenik Beqiri”, pohon regjisori Elvis Lule, për filmin “Shija e derrit”. Filmi ka në role aktorë që janë emra të njohur për publikun me rolet e tyre jo vetëm në skenat teatrore në vendin tonë, por dhe me role të ndryshme në kinematografinë shqiptare. Por sa i takon roleve në filmin “Shija e derrit”, regjisori Lule për aktorët thotë se në proceset e kompozimit të një skenari bazohesh mbi një personazh real për të ndërtuar një figurë artistike. Sipas tij, në këtë rast kështu ndodhi edhe me mikun e tij Lulzim Zeqja, ishte hera e parë në këtë bashkëpunim shumë të mirë me Arta Selimin, Artan Islamin dhe zbulimin e një djali të vogël, por me një të ardhme brilante Juri Zeneli. Në aktivitetin e tij Elvis Lule vazhdon punën me kinematografinë, por dhe me teatrin. Në lidhje me angazhimet e tij në jetën artistike, ai ka treguar se fokusi këto vitet e fundit është më tepër te skenari dhe prodhimet audio vizuale.

“Shija e derrit” dhe realizimi

Filmi “Shija e derrit” me regji nga Elvis Lule, që do të shënojë premierën në TIFF trajton një histori dramatike, të një familjeje të shtresës së ulët provinciale shqiptare. Një familje, e cila edhe pse e gjendur në kushte të vështira ekonomike, vendos që të mos dorëzohet përpara skamjes. Ky film i metrazhit të shkurtër është një bashkëpunim mes Element Studios, Kube Studios dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, si bashkë prodhues në këtë produkt kinematografik. Në një reagim të tij më parë si regjisor Elvis Lule tregoi se premiera e filmit “Shija e derrit” ishte menduar në fundin e muajit mars të këtij, por për shkak të situatës në të cilën ndodhej vendi kjo ishte e pamundur më parë. Festivali i këtij viti TIFF 2020 u hap me filmin “Liqeni im”, me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani te amfiteatri i Tiranës, ndërsa në mbrëmjen e fundit do të mbyllet me “Willow” ( Shelgu) të Milcho Manchevski-t, në datën 25 shtator. “Tirana International Film Festival” (TIFF) është eventi më i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë.