Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Filmi shqiptar “Agnus Dei”, më i miri në festivalin e Kalifornisë

  Filmi shqiptar “Agnus Dei”, më i miri në festivalin e Kalifornisë

Postuar: 11/05/2013 - 11:36

Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopit është fituesi i edicionit të këtij viti në  “The Prestige Film Festival”, i cili ka përfunduar ditët e tij në Eureka të Californisë. Filmi që trajton fatin tragjik të një të riu me familje të përzier, babanë shqiptar dhe nënën serbe, gjatë luftës së Kosovës, ka marrë çmimin kryesor të festivalit, “Gold Prestige Award” për filmin artistik të metrazhit të gjatë. Ky çmim jepet për arritje dhe inovacion në gjuhën e kinematografisë. Filmi “Agnus Dei” gjatë muajve në vazhdim do ta përfaqësojë Kosovën edhe në disa festivale të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohen në shtete të tjera të botës. Rreth dy muaj xhirime i janë dashur regjisorit Agim Sopi për ta përfunduar filmin “Agnus Dei” të financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Sopi xhirimet fillimisht i kishte nisur në vjeshtën e vitit 2011, por problemet me motin e kanë ndërprerë punën në terren duke e detyruar që xhirimet ti vazhdoj në pranverë. Filmi “Agnus Dei” (Qengji i Zotit) është financuar me 300 mijë euro nga QKK-ja. Në film ka marrë pjesë një numër i madh i aktorëve, përveç atyre nga Kosova, Sopi ka angazhuar dhe bashkëpunëtor të tjerë nga shtetet përreth. Filmi, i cili në esencën e tij tematike, ka luftën e fundit në Kosovë, ka në kastin e aktorëve edhe emra si Bislim Muçaj, Blerim Gjoci, Selman Lokaj, Selami Taraku, Sylejman Lokaj, Selman Jusufi, Mehmet Breznica, Lumnije Sopi, Ismet Azemi, Ramadan Malaj-Badi, Mentor Zymberaj, Çun Lajçi, etj. Agim Sopi është regjisor kosovar dhe i takon plejadës se regjisorëve që kanë mbaruar studimet në Zagreb. Sopi ka bërë regjinë e filmave “Njeriu prej dheu” në vitin 1984 dhe “Anatema” në vitin 2006. Ai ka bërë edhe regjinë e shumë projekteve të tjera filmike dhe dokumentare për televizion. Përveç filmave, Agim Sopi është marrë shumë suksesshëm edhe me regji teatrore. Ai ka realizuar me dhjetëra shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrot e tjera profesioniste anembanë Kosovës. “Agnus Dei” në muajin nëntor të vitit 2012 është shfaqur si premierë ndërkombëtare në programin kryesor “World Cinema” në India International Film Festival, në konkurrencë me regjisorët më të mëdhenj botërorë, si Ang Lee, Bernardo Bertolucci, Michael Haneke, Abbas Kiarostami, Mira Nair, e shumë të tjerë, si dhe me filmat “Life of Pi” , “Amour”, “A Royal Affair”, “Behind of hill”. Po ashtu, “Agnus Dei” është shfaqur në AFM - Santa Monica të SHBA-së, që konsiderohet ndër evenimentet më të mëdha kinematografike në botë, etj.

 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 109

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 07:28

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare promovoi pak ditë më parë në Panairin e Librit., botimin e tij më të fundit “Kur sunduesit grinden”.

Postuar: 18/11/2018 - 07:52

Juria e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”  vlerësoi me çmim të karrierës sh

Postuar: 18/11/2018 - 07:51

Panairi i Librit “Tirana 2018” sot në ditën e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 18/11/2018 - 07:49

Artistët nuk kanë deri tani vlerësimin e duhur nga institucionet.

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i A

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez