BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x

Kultura

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit

Qendra Kombëtare e Kinematografisë është pjesë e edicionit të 65-të të “Marche du Film”, në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografisë europiane, i cili vijon deri më 25 maj dhe pret profesionistë film-dashës nga gjithë bota. QKK bën me dije se në Marketin e Filmit do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, prodhim i shtëpisë kinematografike “Makers Production shp.k” me producent Mateus Cingi. Filmi rrëfen dramën e një nëne, që kërkon varrin e të birit në vitet e errëta të komunizmit. “Mbjellja e pemëve” u xhirua gjatë muajve të parë të pandemisë. Filmi do të shfaqet në Kanë më datë 25 maj. QKK për këtë pjesëmarrje shprehet se rreth 120 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12.500 të akredituar që takohen dhe ndjekin panelet e panumërta në 33 vende të ndryshme, mbi 4.000 filma dhe projekte që prezantohen gjatë Marche-së. “Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të promovojë prodhimet e fundit filmike të financuara nga QKK, si edhe projektet që janë në fazë përgatitore ose prodhimi. Kineastët pjesëmarrës në Market do të zhvillojnë takime me bashkëprodhues dhe distributorë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime me drejtues të institucioneve ballkanikë dhe evropianë të filmit”, thuhet në faqen e qendrës. Po ashtu QKK do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë me Qendrën e Filmit Franceze (Centre Nationale de Cinema et de l'image Animée). Gjithashtu do të zhvillohet një takim i rëndësishëm midis drejtuesve të qendrave të filmit në Ballkan dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë e cila përfaqësohet nga z. Roberto Stabile. Sipas QKK, ky takim do të zhvillohet në vijim të nismës për krijimin e një fondi të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Stenda e Shqipërisë së bashku me Kosovën është në Village International Riviera - Pavilioni Nr. 134.