Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Filmi shqiptar “The Van” konkurron për “Palmën e artë” në Kanë

Postuar: 25/05/2019 - 07:30

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë” në festivalin e filmit në Kanë. Ceremonia e çmimeve të edicionit të 72 të festivalit është mbrëmjen e sotme dhe filmi i kineastit Erenik Beqiri është në mesin e 11 filmave të shkurtër të zgjedhur nga 4240 realizime nga e gjithë bota, që kanë konkurruar për këtë kategori. (The Van) është një prodhim shqiptaro-francez dhe në role janë aktorë si Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, etj. Me këtë prodhim kinematografik Shqipëria shënon herën e parë që arrin të bëhet pjesë zyrtare e festivalit të filmit në Kanës. Këtë herë në film aktori Lulzim Zeqaj vjen në rolin e sekserit. Ai shprehet se shfaqja e filmit dje në Kanë u përcoll mes emocioneve. “Unë e kam me emocion se është hera e dytë, që jam në Kanë. Më parë kam qenë me filmin italian “Lorizzonte degli eventi” në javën e kritikës dhe kjo është hera e dytë me një film me regjisor shqiptar, gjë që është më emocionuese për mua”, tregon aktori. Filmi “The Van” flet për një djalë, i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues. Xhirimet e filmit janë bërë në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, ndërsa një pjesë e vogël është realizuar në Portin e Durrësit. Gara këtij viti e filmave të metrazhit të shkurtër përfshin 9 filma, 1 dokumentar dhe 1 animacion, që veç Shqipërisë janë edhe nga Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Izraeli, Ukraina, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria në festivalin e Kanës

“The Van” është film, i cili është futur në konkurrencë zyrtare në Festival de Cannes short competition dhe Erenik Beqiri është i pari regjisor shqiptar, që konkurron për “Palmën e artë”. Sipas kineastit Ilir Butka tre herë deri tani Shqipëria ka qenë me filmat në Kanë. “Erenik Beqiri mbërriti në festivalin e Kanës dhe bashkë me të besoj se shkuan aty edhe ëndrrat dhe pritshmëritë e çdo kineasti shqiptar. Tre here Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në festivalin e Kanës. Në vitin 1952 me filmin "The Great Warrior Skanderbeg" një bashkëprodhim i Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, me regji të Sergei Yutkevich, kandidat për "Grand Prize", por që fitoi "International Prize" dhe "Special Mention" për regjinë në festivalin e filmit në Kanë. Në vitin 2001 me filmin "Sllogans" me regji të Gjergj Xhuvanit, bashkëprodhim i Shqipërisë dhe Francës, i cili mori pjesë në seksionin "Quinzaine des Realisateurs" ku edhe fitoi "Prix de la Jeunesse du film etranger". Dhe këtë vit (2019) ështe hera e tretë që Shqipëria merr pjesë në këtë festival me filmin e shkurtër "The Van" me regji të Erenik Beqirit, bashkëprodhim Shqipëri- Francë, i cili e ka futur vendin tonë në konkursin zyrtar të festivalit të Kanës”, shkruan kineasti Ilir Butka. Sipas tij, regjisori Erenik Beqiri nuk e ka pasur të lehtë të hyjë në këtë garë zyrtare. “Këtë vit komiteti i seleksionimit ka parë 4240 filma të shkurtër dhe ka zgjedhur prej tyre 11 filma midis të cilëve edhe filmin e tij. Komplimentet më të mira produksionit shqiptar Anima Pictures, që ka mbështetur Erenikun si në produksionet e mëparshme ashtu edhe në këtë film”, shkruan kineasti Ilir Butka. Në punën e tij si kineast Erenik Beriri po ashtu ka marrë vlerësime dhe me filmin “Buon Apetit”, që është shfaqur në disa festivale./ Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë.

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/08/2019 - 07:30

Numri i turistëve, që vizituan qytetin e Beratit gjatë muajit korrik 2019 ishte rreth 1 300 vizit

Postuar: 14/08/2019 - 07:28

Festivali i Regjisorëve të Rinj mungon në jetën artistike.