BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Takim në ajër” premierë në Tiranë, me temën e emigrimit dhe rolin e medias në shoqëri

Filmi “Takim në ajër” premierë në Tiranë,

Filmi “Takim në ajër” vjen së shpejti premierë për publikun në ekranin e kinemasë. Tema e emigrimit dhe roli i medias në shoqërinë tonë të globalizuar është në qendër të filmi me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku. Një film që premierën e shënon më datë 12 dhjetor, ku do të shfaqet në ekranet e kinemave të Tiranës. Regjisori Ardit Sadiku tregon se projekti ka nisur në muajin janar kur kishte nisur, që të shkruante skenarin. “Gjatë kësaj kohe më kishin ardhur në mendje shumë ide për skenarin, por ajo që më ishte ngulitur në mendje ishte ideja e emigracionit. Kjo temë ishte shumë urgjente për tu realizuar prandaj dhe u ula ta shkruaj. Zakonisht idetë me fillojnë kur filloj të shkruaj se sa kur pres të më vijnë”, pohon regjisori Ardit Sadiku. Për filmin artistik “Takim në ajër”, në role përmendim aktorë si Herton Meta, Todi Kasemi apo Auron Mimaj. Audicionet kanë nisur në muajin shkurt dhe përzgjedhja e aktorëve ka zgjatur rreth dy muaj. Xhirimet për filmin janë bërë në qarkun Shkodër. Regjisori Ardit Sadiku tregon se filmi kërkonte zona të pabanuara për arsye të temës, dhe vendet e xhirimit kanë rritur shumë dhe vlerën e produksionit. “Ishte interesante të shihje vende kaq të bukura dhe pa njerëz, gati apokaliptike”, pohon regjisori. Për skenarin në film, regjisori tregon se kishte në mendje personazhe reale, ku mund të referohej. “Kjo më ndihmoj që të shkruaja shumë shpejt skenarin paçka, që ato personazhe nuk luajtën në film, gjeta aktorë të tjerë që i përshtata mirë. Nuk e dija fundin e skenarit, por e zbulova gjatë shkrimit, dija vetëm ku ta filloja, por aq duhet realisht për të nisur diçka”, tregon për punën regjisori Ardit Sadiku. Premiera në Tiranë do jetë me datën 12 dhjetor në të gjitha kinematë, por sipas regjisorit më pas filmi do të vazhdojë me festivalet. “Zakonisht si ritual filmi dërgohet njëherë në festivale pastaj për publikun, por në këtë rast filmin e kam bërë për publikun dhe pastaj do e shfaq në festival”, shton më tej regjisori Ardit Sadiku.

Personazhet dhe filmi

Në film aktorët janë shumë ndryshe me njëri-tjetrin. Sipas regjisorit Ardit Sadiku, protagonisti do të qëndrojë në vendin tonë, punon në disa punë që t’ia dalë jetesës. “Shumë njerëz në vendin tonë kanë shumë profesione dhe ky është tipik ai djali, që merr shumë punë përsipër edhe bën shumë kompromise. Personazhi tjetër është një djalë që do të emigrojë, ky personazh është Drini që vetëm flet për problemet që ka kaluar në azil dhe do të ikë përsëri. Kjo ja vështirëson dhe punën Blerimit dhe e bën të pyesë veten nëse ka bërë gabim, që nuk ka ikur më përpara pasi tani mund të jetë vonë”, pohon ai mbi personazhet në film. Në filmin “Takim në ajër”, Blerimi është një punonjës televizioni dhe merr përsipër një punë shumë të pazakontë, punë që e bën të përfshihet në botën e problemeve mendore, paranoje dhe realitet të paqartë. Kolegu i Blerimit e prezanton me Drinin, që është një i ri i papunë dhe pretendon të ketë probleme mendore. Pavarësisht neurologut, që i thotë se simptomat janë psikosomatike, Drini i bindur që duhet ta lërë Shqipërinë për të ardhur në vete, punëson Blerimin t’ia bëjë një video, duke treguar gjendjen e tij të pazakontë neurologjike, me qëllim që videoja të bindë një komb të huaj për azil. Blerimi i vendosur për t’ia bërë videon sa më të besueshme dhe duke bindur shefin e tij të televizionit ta transmetojë në televizion, e gjen veten të obsesionuar me projektin deri në atë pikë të vendosjes në rrezik të marrëdhënieve profesionale dhe personale.

 Nga Julia Vrapi