BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Të paftuarit” prodhim i vitit 1985 te “Reja”, ngjarjet zhvillohen në prill të 1939

Filmi “Të paftuarit” prodhim i vitit 1985 te

Filmi artistik “Të paftuarit” prodhim i vitit 1985 ishte pjesë e programit te “Reja” përballë Galerisë Kombëtare të Arteve. Aktivitete të ndryshme janë zhvilluar gjatë kësaj kohe tek “Reja” në Tiranë, ku më i fundit i takon filmit artistik “Të paftuarit” prodhim i Kinostudios, në vitin 1985. Filmi "Të paftuarit" me skenar nga Ismail Kadare, regji Kujtim Çashku dhe muzika nga kompozitorit Feim Ibrahimi ishte në program te “Reja” nga Shtëpia Studio Kadare, në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Filmi "Të paftuarit" është bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Prilli i thyer”. Prilli i vitit 1939 është muaji i mjaltit dhe në të njëjtën kohë një muaj tragjik për shkrimtarin Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. I tillë është ky muaj edhe për Gjorg Berishën, i cili endet në malësi duke shijuar ditët e tij të fundit të lirisë. Sipas kanunit ai ka një muaj liri para se të ngujohet në kullën e tij. Jeta e Gjorgut rrezikohet, sepse ai u hakmor për vdekjen e të vëllait. Me role në film janë aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare. Aktorët Vangjush Furxhi, Rajmonda Bulku, Piro Qirjo, Reshat Arbana, Timo Flloko, Violeta Dede, Mario Ashiku, Luan Qerimi, Fatos Sela, Guljelm Radoja, Gjon Karma, Lec Bushati, Nefail Piraniqi, Viktor Bruçeti, Miriam Bruçeti, Kolë Kaftalli dhe Ndrek Shkjezi janë me role në personazhet e këtij filmit prodhuar dekada më parë dhe që u shfaq mbrëmë te “Reja”. Filmi “Të paftuarit” u vlerësua vite më parë edhe në Festivalit të 7-të të Filmit Shqiptar zhvilluar në prill të vitit 1987. Aktorëve Rajmonda Bulku dhe Vangjush Furxhi iu dha “Medalja e Festivalit” për rolet e tyre kryesore, si Diana dhe Besian Vorpsi në filmin prodhim i vitit 1985. Bashkëpunëtorë në film janë dhe Ilia Terpini, Ilia Xhokaxhi, Krisanthi Kotmilo e Ilir Gjata.

Rreth romanit dhe ngjarjeve

“Prilli i thyer” vlerësohet si një nga romanet më të shquara të shkrimtarit Ismail Kadare. I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar "Gjakftohtësia", "Prilli i thyer" e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. Roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror. Ky libër është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. "Prilli i thyer" është ekranizuar për film artistik tri herë. Versioni i parë ka qenë ai shqiptar, i dyti francez dhe i treti brazilian. Në një material që shkruhej për librin nga botimet “Onufri” në 2003, mes të tjerave thuhet se duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë. Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist”, shkruhet për këtë botim. Në materialin e “Onufrit” thuhet se në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve '70.

Më të lexuarat