BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Të thyer” me mesazhe sociale çel festivalin “Seanema Film Festival”

Filmi “Të thyer” me mesazhe sociale çel festivalin

Mbrëmjen e së enjtes nis në qytetin e Ulqinit edicioni i katërt i festivalit, që bën bashkë në konkurrim filma shqiptarë, por dhe të huaj. “Seanema Film Festival” nis të enjten me filmin artistik “Broken” (Të thyer) me skenar dhe regji nga Edmond Budina. Ky festival edhe këtë edicion sjell për publikun nga data 23 deri më 26 gusht filma nga Greqia, Spanja, Zvicra, Koreja e Jugut, Turqia, etj. Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë identiteti. Sipas organizatorëve, programit i festivalit është dhe për afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, duke respektuar parimin e qëndrimit jo-diskriminues ndaj identitetit. Drejtore artistike dhe organizatore e festivalit Drita Llolla ashtu si dhe më parë tregon që OJQ “Unë veproj” ruan traditën e organizimit të përvitshëm të festivalit të filmit në Ulqin. Filmi "Të Thyer" ka marrë pjesë në disa festivale, dhe sipas producentes Adele Budina është e rëndësishme të shpërndahet edhe për tematikën për të cilën flet. “Jetojmë në një periudhë historike botërore të vështirë, në të cilën raportet njerëzore janë bërë shumë të sipërfaqshme, komunikojmë më shumë me objektet elektronike se sa sy më sy. Njerëzit vlerësojnë njeri- tjetrin në bazë të suksesit ose të parave që fitojnë dhe gjithë mirëqenia që kemi arritur nuk po e bën njeriun më dinjitoz, përkundrazi, jemi gjithmonë e më tepër egoistë dhe narcizista. Çfarë është më narciziste të një kulture që ndot ambientin dhe nuk mendon jo për të ardhmen, por as për të shkuarën? Një mentalitet e një kulturë e tillë e urren jetën dhe e zhvesh njeriun nga dinjiteti tij”, pohon Adele Budina, producente. Sipas saj, është e rëndësishme që filmi të shpërndahet në festivale, por ka rëndësi dhe mesazhi që përcjell. “Më pëlqen që filmi ka një mesazh social dhe mund të shkundi sado pak koshiencat, të bëj pak katharsis. Por edhe tematika që prek ndotjen nuk besoj na ka ndihmuar shumë, kush e sheh filmin e pëlqen, në Leçe bëri bujë, publiku u detyrua të kthehej në shtëpi së s'kishte më bileta, ishte sold-out, por në përgjithësi ne shqiptarët, ose institucionet tona, duam filma që të tregojnë një kartolinë nga Shqipëria. Gjithsesi filmi nuk është dokumentar, është thjesht një vepër arti i një artisti që jep kontributin e tij shoqërisë”, përfundon producentja.

Konkurrimi në dy kategori

 Festivali i filmit “Seanema” vazhdon traditën, më 23 gusht hapja e edicionit të katërt në Ulqin. Si në edicionin e mëparshëm, filmat konkurrojnë në dy kategori: filmi më i mirë i festivalit, si dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Përveç filmave në kategoritë konkurruese, programi gjithashtu përmban një përzgjedhje të filmave dokumentarë mbi temën e identitetit, si dhe një program të veçantë Seanema Panorama. Risia e edicionit të katërt sipas organizatorëve është programi edukativ, i cili ofrohet falas për një numër të kufizuar të studentëve nga i gjithë Mali Zi, në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim në fushën e kulturës audiovizive, Filmkultura. Programi rinor, paraqitur në kuadër të platformës edukative të festivalit Seanema, lançohet me qëllim që të zgjojë krijimtarinë tek të rinjtë, për nxitur kuriozitetin e tyre, si dhe mbi të gjitha për të krijuar një parakusht për qëndrim kritik ndaj përmbajtjes së mediave audiovizive. Në edicionin e katërt nuk do të mungojnë dhe panelet e hapura për diskutim, të udhëhequr nga autorë të njohur dhe ekspertë nga fusha e kulturës.

Nga Julia Vrapi