Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Filmi “The Van” vazhdon rrugëtimin artistik, merr pjesë në “We are one” në Kanë

Filmi “The Van” vazhdon rrugëtimin artistik, merr pjesë

Filmi “The Van” me regji nga Erenik Beqiri është pjesëmarrës në një festival 10 ditor në Kanë, që po zhvillohet online. Festivali ka pak ditë që ka nisur dhe ka si qëllim mbledhjen e fondeve në luftën kundër Covid-19. Produksioni kinematografik nga regjisori shqiptar Erenik Beqiri është përzgjedhur mes atyre filmave, që po shfaqen për publikun në kuadër të kësaj strategjie, që Kana e ka quajtur me emrin “We are one”. Festivali nisi më 29 maj dhe do të vijojë deri më datë 7 qershor për publikun. Festivali po shfaq një program filmash të kuruar nga Annecy International Film Film Festival, Festival Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, BFI London Film Festival, Cannes Film Festival, Guadalajara International Film Festival, Jerusalem Film Festival, Mumbai Film Festival (MAMI), Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Karlovy Var, etj. Me skenar dhe regji nga Erenik Beqiri, filmi “The Van” në shqip (Furgoni) flet për një djalë rreth të 20-ve, i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit të tij. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa më shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve, që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë vetëm një fitues. Xhirimet e filmit “The Van” janë bërë në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, ndërsa një pjesë e vogël është realizuar në portin e qytetit të Durrësit. Ky është filmi më i fundit i regjisorit Erenik Beqiri, që ka në role aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, nuk mungojnë dhe artistë të huaj që janë në rolet e tij.

Pjesëmarrja në festivale filmash

Filmi “The Van” me skenar dhe regji nga Erenik Beqiri është një prodhim shqiptaro-francez, që është i njohur dhe i vlerësuar nga publiku. Një vit më parë, ky prodhim i përbashkët shqiptaro-francez shënoi edhe një rekord për kinematografinë shqiptare, ishte hera e parë që një film shqiptar konkurroi për çmimin prestigjioz, “Palma e Artë” në Kanë. “The Van” u mundësua nga bashkëpunimi mes producentëve të “Origine Films” (Olivier Berlemont dhe Emilie Dubois) dhe atyre të “Anima Pictures” (Ermir Keta dhe Amantia Peza). Roli kryesor i Benit i është besuar aktorit të ri francez Phenix Brossard, që ka bërë emër në filmat “La lisiere”, “Departure”, “Vaurien”. Aty interpreton edhe dyshja nga Kosova Arben Bajraktaraj, me karrierë të bujshme ndërkombëtare si në “Taken”, “Harry Potter and the Deathly Hallows” e “Harry Potter and the Order of the Phoenix” , si dhe Afrim Muçaj. Kastën e aktorëve e përbëjnë edhe aktorët Lulëzim Zeqja, Romir Zalla, si dhe Elvin Minaj e Ismail Keta. “The Van” është film me metrazh të shkurtër dhe ka rrugëtimi i tij ka nisur në vitin 2016 në “European Short Pitch”. Regjisori Erenik Beqiri është i njohur edhe për filmin e tij “Bon Appetit”, që numëron disa çmime nga festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Ai është shfaqur edhe në “International Film Festival”, në Francë. Në “Frostbiter: Icelandic Horror Film Festival”, “Bon Apetit” u shpallu filmi më i mirë i shkurtër i huaj në një garë ndërkombëtare. Ai është shfaqur edhe në “Ithaca Film Fest”, në “Lund International Fantastic Film Festival”, etj, ku në festivalin e filmit të Tetovës ka fituar çmimin “Best cinematography”.