BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Tuneli” shfaqet për publikun në “Open Cinema”

Filmi “Tuneli” shfaqet për publikun në “Open

 Filmi “Tuneli”, një dramë satirë me skenar dhe regji nga Ilir Harxhi u shfaq për publikun në “Open Cinema”. Në vijim të filmave, që janë shfaqur deri tani prodhime shqiptare dhe të huaja, mbrëmë ishte radha e filmit të regjisorit Ilir Harxhi. Filmi “Tuneli” sjell në role aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Sokol Angjeli, Mehdi Malka, Naun Shundi, etj. Filmi trajton një temë të ditës. Sipas regjisorit Harxhi që është shprehur më herët për filmin, merr gjithë piramidën e shoqërisë shqiptare. “Janë edhe njerëzit, që administrojnë këtë vend, duke filluar nga i madhi. Kjo skemë vertikale, që ne e zbulojmë dalëngadalë në film, niset nga një skemë mashtrimi. Personazhi pozitiv në film është mësuesi i fshatit, që luhet nga aktori Mehdi Malka. Me anë të tij ne shohim çfarë ndodh, është ky personazh në film, që vë gishtin mbi plagët e shoqërisë”, pohon regjisori Harxhi. Korrupsioni është në qendër të filmit “Tuneli” dhe xhirimet e filmit janë bërë në Petrelë dhe Picallë. Ngjarja në film tregon për Vahitin, një aktivist politik, që plagoset gjatë një demon - strate kur partia e tij ishte në opozitë. Ai arrin të punësohet si shofer personal kur udhëheqësi i partisë bëhet kryeministër. Dy miqtë e tij të vendlindjes, njëri anëtar i parlamentit dhe tjetri kryetar i komunës e nxisin për të siguruar fonde për një projekt të ndërtimit të një tuneli në zonën e tyre. Ata kanë ndërtuar një plan me shumë kujdes për t’u pasuruar me këtë projekt, pa qenë Vahiti pjesë e këtij mashtrimi. Muzika e filmit është shkruar nga Miron Kotani, montazhi është realizuar nga Gjergj Pano, ndërsa kostumografia vjen nga Oriana Kamberi. Si regjisor, Ilir Harxhi deri tani ka realizuar deri tani tetë filma, nga këta një film dokumentar. Edhe në këtë film më të fundit, që vjen me titull “Tuneli” duket se regjisori Ilir Harxhi ka vijuar bashkëpunimin me aktorë, që ka pasur më herët në projektet e tij me filmin artistik. Në sezonin e tretë “Open Cinema” është ndalur këto ditë në Tiranë, ku janë programuar që të shfaqen 18 filma shqiptarë prodhime para dhe pas viteve ’90, si dhe filma të huaj.