BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Filmi “Unë si ti” përfundon xhirimet, një dramë psikologjike me ngjarje në Sarandë dhe Tiranë

Filmi “Unë si ti” përfundon xhirimet, një dramë

“Unë si ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova. Me skenar nga Luan Kryeziu në filmin “Unë si ti” në rol kryesor Najada Elmazi që interpreton rolin e Jonës, Jetmiri interpretohet nga Lulzim Zeqja, psikologia nga Mariana Kondi, kujdestarja nga Eva Murati. Aktorë të tjerë në film janë dhe Daljana Sejdia ,Teuta Krasniqi, Anastas Nika, Erindi Bejko, etj. Bashkëregjisore dhe aktore këtë herë në filmin “Unë si ti” Najada Elmazi vlerëson jo pak bashkëpunimin me regjisorin nga Kosova Luan Kryeziu. Në reagimin e saj Elmazi flet për filmin, që këtë sjell një dramë psikologjike, ku tregon se në qendër është jeta e një çifti dhe pamundësia për të pasur fëmijë. “Filmi është një dramë psikologjike, ku në qendër është jeta bashkëshortore e një çifti të cilët nga pamundësia për të lindur një fëmijë biologjik kërkon të adaptojnë një fëmijë të jetimores. Këtu fillojnë përplasjet ndërmjet tyre. Ngjarjet zhvillohen në Sarandë dhe Tiranë”, pohon Najada Elmazi. Bashkëregjisore dhe aktore Elmazi tregon se xhirimet janë zhvilluar gjatë këtij sezoni vere në Sarandë dhe filmi nuk është më metrazh të shkurtër, por i gjinisë Omnibus. “Saranda është qyteti ku unë jetoj dhe menduam të promovojmë turizmin e Shqipërisë meqenëse filmin po e përgatisim për festivalet ndërkombëtare. Ndërkohë filmi nuk është me metrazh të shkurtër, por i gjinisë Omnibus , ku tre linja veprimi zhvillohen paralelisht në të njëjtën kohë. Kamera nga Agron Kryeziu dhe produksioni është nga Kosova””, vijon më tej për filmin Najada Elmazi. Prodhim nga “IliriaFilm Kosovë” në filmin me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu, asistent është Abdullah Bajrami.

Bashkëpunimi me filmat

Produksioni në film është nga Kosova por bashkëregjisore dhe aktore Najada Elmazi tregon se bashkëpunimi për projektin kinematografik “Unë si ti” ka nisur pas disa kohësh angazhimi me filmat e regjisorit Kryeziu. “Bashkëpunimi ka nisur pas një kohe pune me regjisorin Luan Kryeziu në filmin “Njeriu me këmishë” dhe serialin “Kanguri” si asistente. Doja një film timin si regjisore me metrazh të shkurtër dhe Luani u tregua i gatshëm për të më ndihmuar. Skenari ishte shumë i bukur dhe më tërhoqi roli kryesor për të cilin vendosëm ta interpretoja vetë. Ndërkohë ramë dakord që regjinë ta bënte Luani për hir të ngarkesës me rolin. Është një rol shumë i vështirë, dhe për më tepër roli im i parë me këtë ngarkesë kaq të madhe”, vijon Najada Elmazi për filmin, i cili ka përfunduar xhirimet në Sarandë dhe vetëm pak sipas drejtuesve të projektit janë për tu zhvilluar në Tiranë. Sa i takon projektit kinematografik “Njeriu me këmishë” regjisori Luan Kryeziu ka zgjedhur aktorë në film, që janë të brezave të ndryshëm. Më herët Najada Elmazi tregoi se ka aktorë të rinj me eksperiencë filmike si dhe aktorë profesionistë. “Duke qenë se është një film artistik bazuar mbi një histori të vërtetë do të ketë edhe personazhe, të cilët do të rrëfejnë dëshmitë e tyre në lidhje me këtë temë”, pohonte Elmazi si asistente në këtë film historik. Filmi “Njeriu me këmishë” ka një histori mjaft interesante dhe komplekse. Në qendër të tij është figura e Muharrem Bajraktari. Asistente regjisore në film Najada Elmazi shprehet se është një gjetje regjisoriale forma artistike që ka zgjedhur këtë herë regjisori Luan Kryeziu. E diplomuar për teatër jo për film, Najada Elmazi tregon se i është përkushtuar me të gjitha energjitë projekteve në film. “Pavarësisht se kultivimi artistik është, por filmi profesionalisht është univers tjetër”, rrëfen ajo mbi punën me filmin shqiptar. / Julia VRAPI