BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Kultura

Filmi “Vera Andrron Detin”, premierë në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Vera Andrron Detin”, premierë në Festivalin e

Filmi “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi është konkurrent zyrtar në programin Orizzonti, ku presidente e jurisë është regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, ku filmi konkurron për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë. “Në këtë rrugëtim shtatëvjeçar plot sfida, kam qenë e determinuar t’u jap zë grave në mezomoshë - gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalos një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendojmë kolektivisht - jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht - këtë herë duke mos negociuar me traditën. Ndihem shumë e nderuar që ‘Vera Andrron Detin’ do ta ketë premierën këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndrrave të mija - Venice Film Festival. Ky është një vit i madh për kinematografinë tonë dhe gëzohem që filmi im bën pjesë në të”, tha regjisorja Krasniqi. Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

Detajet e filmit

Në film përditshmëria e qetë e Verës çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe, të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi do ta shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj. E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje, e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Shumë urime dhe suksese për grupin realizues dhe kastin e aktorëve të filmit “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, që do të garojë në një nga ngjarjet më të mëdha të kinematografisë botërore, Venice Film Festival. Filmi, i cili trajton çështje të prekshme në shoqërinë shqiptare, konkurron në programin “Orizzonti”, në të gjitha kategoritë, për filmin më të mirë, skenarin, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë, por edhe C?mimin special të jurisë”, tha ministrja.