BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Kultura

Filmi “Vulë”, me një çmim tjetër në “Lakecity International Film Festival”

Filmi “Vulë”, me një çmim tjetër në

Filmi me metrazh të shkurtër "Vulë" regjia Valmir Tertini, prodhim i shtëpisë kinematografike "Kinostudio Dardan" ka fituar çmimin "Regjisori më i mirë", në “Lakecity International Film Festival”. Këto kohë ky është çmim që vjen pas atij "Filmi më i mirë i shkurtër" në festivalin “Ayodhya Film Festival”, që zhvilloi edicionin e 14 këtë vit në Indi, po ashtu në këtë festival çmimi “Aktorja më e mirë” shkoi për aktoren Jorida Sorra, me rol në filmin “Vulë”. Çmimi në “Lakecity International Film Festival” është i teti për filmin “Vulë”. Në këtë film luajnë aktorët Jorida Sorra, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla dhe të tjerë. Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani. Xhirimet e filmit artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini janë bërë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Rolin kryesor në film Viktorian e luan aktorja shqiptare Jorida Sorra, që në Gjermani është pjesë e teatrit. Ky është filmi i pestë i regjisorit Valmir Tertini, që deri tani ka në aktivitetin e tij çmime të ndryshme ndërkombëtare, si dhe disa çmime kombëtare. Financimi i projektit kinematografik “Vulë” është nga Qendra Kombëtare e Kinematografike (QKK) dhe kompania realizuese është “DardanKinostudio”. Filmi “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini është vlerësuar më parë edhe me çmimin për skenarin më të mirë, në “New York True Venture Festival” (NYTVFF). Në një reagim pas këtij vlerësimi, regjisori Valmir Tertini më herët tregoi se ky është çmimi i dytë në këtë kategori, pas MEDff në Itali. Projektet kinematografike të regjisorit Valmir Tertini kanë qenë pjesë e festivaleve të ndryshme nëpër botë. Më parë ai ka treguar se filmi “Vulë” ka dhe disa selektime në vijim, ku i radhës është “Everest Film Festival”.