BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Filmi “Buka” pas Kanës në “Sarajevo Talent Campus/ Directors”

Filmi “Buka” pas Kanës në “Sarajevo Talent Campus/

Filmi shqiptar “Buka” pas “Cannes Short Film Corner”, vazhdon rrugëtimin në të tjera festivale. Filmi me regji nga Blerta Kelmendi “Buka” me metrazh të shkurtër, këtë radhë është pjesë e “Sarajevo Talent Campus / Directors”. Filmi “Buka” është realizuar me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. “Buka” e Blerta Kelmendit, thumbon realitetin e shqiptarëve dhe workshop-i ku merr pjesë regjisorja shqiptare zhvillohet nga data 14-20 gusht. Ky është filmi i tretë i realizuar nga Blerta, dhe kësaj radhe ajo vendosi të bazohet në tregimin e Wolfgang Borchert, ky i fundit një autor gjerman i cili ka vdekur në moshë të re por krijimtarinë e tij e ka bazuar në ngjarjet dhe personazhet e Gjermanisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. “Gjeta një ngjashmëri dhe realitet të përafërt me atë se çfarë ndodh sot në viset shqiptare, pra varfërinë e tej mase të një klase të civilizuar shqiptarësh të cilët nuk e meritojnë atë”, theksoi më herët Blerta mbi filmin e saj. Ky film ka vetëm dy personazhe, aktorët Hajrie Rondo dhe Jorgaq Tushen. Sipas regjisores i është dashur kohë e madhe që ti bindë ata të jenë pjesë e këtij projekti të saj, ndërsa ky film ishte dhe ai që e përmbylli jetën studentore të vetë regjisores, pra filmi i diplomimit të saj. Skenari i këtij filmi është shkruar nga vetë ajo, ndërsa produksionin e ka realizuar Tefta Bejko me “90 Production” dhe Spiro Nino me “Pro Video”. Këtë herë në rolin e pensionistit, aktori nga Vlora Jorgaq Tushe në premierën e filmit në Tiranë u shpreh se edhe pse filmi është bazuar në veprën e autorit gjerman Wolfgang Borchert, ka ngjashmëri dhe realitet të përafërt me atë se çka ndodh sot në viset shqiptare. “Në film që janë dy protagonistë, janë dy pensionistë të varfër. Ata kur bien të flenë, njëherë zgjohet njëri dhe njëherë tjetri për të shkuar tek buka, mundohen t’ia hedhin njëri-tjetrit për copën e bukës. Sot realiteti shqiptar është i tillë që pensionistët janë të varfër”, tregon Tushe. E gjithë historia e tij që në fillim kur dha premiera u shfaq në Tiranë mori vlerësime, ndërsa më pas udhëtimi i regjisores me filmin vijoi në disa festivale, duke marrë pjesë në programe të ndryshme siç ishte dhe ai “Cannes Short Film Corner” në festivalin e filmit që u zhvillua më herët në Kanë.