
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Fiorentina interesohet për Bajramin, Broja drejt Uest Ham, Roshi me ekip të ri në Turqi

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Qershor 2022

Lojtarët e Kombëtares po përpiqen të gjejnë destinacione të reja më cilësore për karrierën e tyre dhe në fokus këto ditë kanë qenë Asllani, Broja, por edhe Bajrami. Ky i fundit kërkohet nga disa klube të Serisë A, por mediat italiane flasin për një alternativë të re cilësore. Kështu, Fiorentina ka parakaluar Lacion dhe Sasuolon në garën për transferimin e mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajramit. “Sportmediaset” ka shkruar të mërkurën, se Fiorentina është afër marrëveshjes me Empolin për transferimin e Bajramit këtë verë. Fiorentina ka marrëveshje në parim me Bajramin dhe për kartonin e tij, i ka ofruar Empolit 10 milionë euro. 23-vjeçari ka shkëlqyer sezonin e fundit te Empoli, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024.
Broja drejt Uest Ham
Sipas “Express”-it britanik, sulmuesi i Çelsit, Armando Broja, është i gatshëm të bëjë një udhëtim të shkurtër nëpër Londër për t’iu bashkuar Uest Hamit pikërisht në merkaton e kësaj vere. Shqiptari bëri përshtypje si i huazuar te Sauthempton sezonin e kaluar dhe Uest Ham tashmë ka filluar bisedimet fillestare me Çelsin për një lëvizje të mundshme për të riun. 20-vjeçari shënoi gjashtë herë për Saints sezonin e kaluar dhe Uest Ham ende nuk e ka zgjidhur enigmën e sulmuesit. Broja është i interesuar për të vazhduar të luajë futboll si titullar pasi ka shijuar aksionin e Premier League për Sauthempton sezonin e kaluar. Dhe Uest Ham mund të jetë gati të nisë një ofertë hapëse prej 30 milionë funteve. Shqiptari është i përgatitur të vlerësojë të gjitha ofertat që vijnë për të këtë verë, me Uest Hamin që shihet si një nga kryesuesit pasi Broja mund të qëndrojë në Londër. Megjithatë, ka interes edhe nga Napoli, edhe pse kjo mund të varet nga e ardhmja e Viktor Osimhen. Por, Çelsi mund të jetë i frikësuar për t’ia shitur një rivali dhe largimi i Romelu Lukaku madje mund ta detyrojë Brojën të futet në planet e Thomas Tuhel sezonin e ardhshëm. Gjermani pritet t’i japë një shans të huazuarit të vitit të kaluar në fazën përgatitore, me Konor Gallager, Billi Gilmour dhe Broja që të rikthehen të gjithë. Dhe me Çelsi që pranoi ta dërgojë Lukakun në një huazim për një sezon te Interi, pozicioni i numrit 9 është liruar edhe një herë.
Odise Roshi ndryshon skuadër, por mbetet në kampionatin turk
Sulmuesi i krahut, Odise Roshi, ka ndryshuar skuadër por jo kampionat. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakariaspor. Roshi kishte mbërritur një ditë më parë në Sakaria, ku iu nënshtrua testeve mjekësore, ndërsa paraditen e kësaj të mërkure e hodhi edhe firmën mbi kontratë. Futbollisti kuqezi do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon në ekipin e ri. Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit. Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe një gol, atë në fitoren 1-2 në fushën e Ankaraguçusë.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
