BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Kultura

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben Golemi: Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben

Firence, Parisi, muzeu i Luvrit si dhe qytete dhe objekte të tjera në vende të ndryshme të botës vijnë në pikturë. Piktori i njohur Arben Golemi vjen me ekspozitën e tretë personale këtë vit, ku siç shprehet dhe vetë të gjitha pikturat e ekspozuara në “Rinascimento” janë të frymëzuara nga rilindja. Arben Golemi shkrin ngjyrat dhe hapësirën, duke ruajtur në të njëjtën kohë karakterin dhe origjinën e tyre. Një pjesë të punimeve të tij më të fundit piktori Golemi i ka ekspozuar në “Rinascimento”, ndërsa po vijon punën në studion e tij me veprat e tjera. Arben Golemi është një nga piktorët e rëndësishëm të artit modern shqiptar, ku herë pas here prezantohet për artdashësit me ekspozita personale, si dhe në ato grup artistësh. Ndërsa tregon për punët e ekspozuara ai ndalet në udhëtimet e tij në Firence. “Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja, më saktë nga vajta ime para shumë kohëve në Firence. Firence pa dyshim është një qytet që do ta këshilloja të shkonte çdo piktor i botës për të kuptuar se si kemi ardhur ne në këto ditë që jemi. Nuk e kam mbyllur akoma, por do të ketë një ekspozitë vetëm për Firencen më vonë. Por në punimet në pikturë në këtë ekspozitë në “Golemi Art Gallery” unë kam vënë disa nga objektet e mia më të preferuara, siç është Luvri, kam diçka nga Nju Jorku sepse dhe këtu ka një pjesë të mëpasshme. Gjithmonë pjesët e mëvonshme janë të frymëzuar nga rilindja”, tregon piktori Arben Golemi. Firence, Parisi, Nju Jorku apo Amsterdami janë pjesë përbërëse e ekspozitës në tablo pikture,  ku piktori Arben Golemi thotë se me atë që ka parë janë qytete që e kanë frymëzuar për pikturën. Ai thotë se në këtë ekspozitë janë 14 punë. “Janë punë të reja që ekspozohen për herë të parë dhe janë 6 punime të formatit të madh dhe 8 punë format pak më i vogël. Punë vaj në kanavacë, ndërsa më të voglat vaj në letër”, thotë ai.

Udhëtimet në qytetet e botës 

Kultura e gjerë artistike, udhëtimet në shtete të ndryshme, vizitat në muzetë botërorë dhe kontakti me krijimtarinë e mjeshtrave klasikë dhe modernë bashkëkohorë ndikuan tek piktori Arben Golemi në orientimin e tij drejt një arti modern, dekorativ, ku mbizotërojnë imazhe nga arkitektura dhe natyra. Piktori thotë se vizitat në qytete të ndryshme në botë janë dhe udhëtime  profesionale. “Po të marrim turistët të gjithë shkojnë te Luvri dhe kulla Eiffel, mirëpo është një sasi shumë e madhe e veprave të artit e të gjitha kohërave të Francës dhe të botës që ndodhen në Paris nëpër muzeume të tjera. Pra duhet të bësh një udhëtim të gjatë. Por ky është një udhëtim profesional jo turistik. Shumica nëpër qytete të mëdha si Parisi, etj, shkojnë për të blerë dhe veshje, fotografi në rrjete sociale, por unë bëj udhëtime profesionale. Kur kam vajtur në Firence për herë të parë kam parë me detaje dhe si arkitekt dhe si piktor”, thotë piktori. Edhe këtë ekspozitë të tij piktori Arben Golemi e hapi në “Golemi Art Gallery”, ku thotë se përmes saj shpejt do të marr pjesë dhe në ekspozita të tjera në botë me veprat e tij. Ekspozita e radhës do të qëndrojë rreth një muaj për artdashësit.

Më të lexuarat