BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Kultura

Fishtë, përurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës

Fishtë, përurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj

Në 149 -vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës u përurua shtëpia e rindërtuar në Fishtë të Lezhës, në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të vendit. Një investimi prej 5.5 milionë lekësh në objekt nga Ministria e Kulturës, shtëpia e At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë është rindërtuar duke u shndërruar në atraksion turistik, që nxit potencialin e të gjithë zonës. Shtëpia e rinovuar u përurua dje gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Fishtë, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Nga Fishta, kryeministrit Ramë ndër të tjera tha se rindërtimi i shtëpisë ku At Gjergj Fishta kaloi fëmijërinë e tij, është vetëm një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjithë vendet ku Rilindasi kaloi etapat e jetës së tij. Midis ndërhyrjeve të studiuara, sipas kryeministrit është famullia e Troshanit, vendi ku u zbulua në moshën 6-vjeçare talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe shkolla françeskane në Shkodër, aty ku mori formimin e tij të parë. “Një fond i posaçëm pritet t’i dedikohet restaurimit dhe pasurimit të bibliotekës brenda Kuvendit dedikuar figurës së Fishtës. Një tjetër gjurmë fishtiane është Kuvendi i Troshanit, i inauguruar në vitin 1882, vendi ku Ati kthye në vendlindje si mësimdhënës. Brenda Kuvendi të Troshanit, i shpallur monument kulture shumë vonë, vetëm në vitin 2017, mendohet të krijohet një kënd unik dedikuar Fishtës”, tha Rama. Shtëpia e restauruar e Fishtës, për ministren Elva Margariti është një premtim i mbajtur, për të kremtuar 149- vjetorin e lindjes. “Ishte e pamundur që vështirësitë të mos “thyheshin” përpara këmbënguljes së banorëve të Fishtës, që me ngulm e kërkonin restaurimin e kësaj shtëpie, që për ta ka një domethënie të madhe, pasi ata dhe poeti janë në një simbiozë të pandarë, e sot është e vështirë të dallosh nëse fshati i dha emrin poetit apo poeti fshatit. Por ky premtim nuk na bën kryelartë, por na shton përgjegjësitë që të vijojmë në realizimin e projektit tonë, për rindërtimin e “Rrugëtimit Fishtian”, kësaj linje të shënuar nga stacionet e jetës së Fishtës, këtij njeriu të madh, që qiririn e ekzistencës së tij e shkriu për Fe e Atdhe”, shprehet Margariti në një status të saj. Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Lezhë, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.