BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Florian Vlashi: E ndjeva thellë trishtimin tim për shembjen e teatrit

Florian Vlashi: E ndjeva thellë trishtimin tim për shembjen e teatrit

Violinisti Florian Vlashi, i cili ndjek një karrierë të suksesshme muzikore në Spanjë, është ftuar të japë opinion mbi Teatrin Kombëtar në “Mundoclasico”, gazeta ndërkombëtare e muzikës klasike më e lexuar në spanjisht. Artikulli është publikuar në dy gjuhë, spanjisht dhe shqip. Artisti i njohur shpreh trishtimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar. “E ndjeva thellë trishtimin e tim ati kur e lajmërova për shembjen e teatrit. Eh, një jetë dedikuar skenës. Ai nuk foli. Nga dritarja shikonte i heshtur oqeanin. Ndërsa mami, e cila ka punuar mësuese, qau. Dhe kur qan një mësuese diçka e rëndë ka ndodhur”, pohon ai. Në vijim të qëndrimit të tij kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, mes të tjerave artisti shprehet se i vetmi rast kur është kërkuar për hedhur në erë një ndërtesë historike në Paris ka qenë me urdhër të Hitlerit në 1944, por për fat nuk u zbatua. Në reagimin e tij violinisti i njohur Florian Vlashi shprehet se nuk ka justifikim nëse shkatërron një ndërtesë me histori për të ngritur një të re, po ashtu nuk mund të hedhësh në erë dhe objekte kulti me rëndësi. “Historia e njerëzimit është e mbushur me drama të tilla në të gjitha regjimet totalitare. Nuk ka asnjë justifikim të shkatërrosh një ndërtim me histori për të ngritur një të ri “mbi gërmadhat e së vjetrës”; nuk mund të djegësh apo të ndalosh libra për të shkruar të tjerë më të “shëndetshëm”; nuk mund të shkatërrosh vepra arti në emër të një “arti të ri”; nuk mund të hedhësh në erë objektet e kultit si kisha e Shën Mëris të Vaut të Dejës e shekullit XIII për një “fe tjetër”, apo të zhdukësh identitetin e një qyteti për një tjetër më moderne”, thotë violinisti i njohur.  Më tej violinisti Vlashi shtron pyetjen se përballë kësaj gjendje kush mban përgjegjësi për masakrën urbane, për plazhin e Durrësit, betonimin e arkeologjisë, mbulimin e mozaikëve 2000 vjeçarë, eliminimin e parqeve, mbylljen e librarive, zhdukjen e kinemave historike të Tiranës apo vilat e vjetra? “Pjesa dërmuese e restaurimeve që janë bërë deri tani ndodhen jashtë “Suazës së artë” Tiranë-Durrës, ku lufta me “dinozaurët e natës” është thuajse e humbur. Me sa duket, fati i monumenteve historikë, ashtu si fati i njerëzve, varet shumë nga koordinatat gjeografike ku lind”, shprehet violinisti Florian Vlashi.