BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Kultura

“Fokus Award” në edicionin e 11, ndër vite ka qenë vitrinë dhe shprehi e forcës

“Fokus Award” në edicionin e 11, ndër vite ka qenë

“Fokus Award” arriti në edicionin e 11, duke kurorëzuar konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptare, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota. Ekspozita me fotografi u çel në galerinë e arteve “Vilson Kilica”, në Fier. Në përfundim të hapjes së ekspozitës u organizua dhe ceremonia e dhënies së çmimit dhe fituese u shpall Inda Sela. Isolation është tema e edicionit të 11-të të festivalit të fotografisë “Fokus Award”, temë e cila sipas organizatorëve të ekspozitës fton drejt diçkaje të cilën nuk duhet dhe nuk duam aspak ta evitojmë, pikërisht sepse përmban brenda njerëzoren e momentit. Një konkurs dhe një ekspozitë, që është hapur për publikun me fotografi të ndryshme në Fier dhe sipas organizatorëve momenti i vështirë në të cilin ndodhemi i bën edhe më të përgjegjshëm për këto organizime, të cilat janë tashmë gjithnjë e më të rralla, por edhe gjithnjë e më të rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare. Në materialin shpjegues të ekspozitës thuhet se këtë vit, grupi kuratorial me shpalljen publike të muajit qershor 2020, ftoi fotografët për pjesëmarrje duke u bazuar në një koncept të qartë dhe bashkëkohor. “Për ata që e njohin fotografinë, ISO është standardi matës i ndjeshmërisë së aparatit fotografik të cilën fotografi është mësuar ta kontrollojë dhe përthyejë në dobi të tij. Në të kundërt, izolimi i detyruar, si gjendje në kufijtë e një patologjie klinike, nuk është standard i pranueshëm i të jetuarit, nuk ka qenë kurrë i tillë dhe nuk ka për të qenë asnjëherë. Jo më kot arratisja ndaj një regjimi burgimi është një refleks i menjëhershëm i njeriut dhe në këtë prizëm nuk duhet të ndjehemi patjetër Aleksander Dumas për të vazhduar ti tregojmë njerëzimit dramën e kësaj situate unike në histori dhe që të gjithë urojmë të mos përsëritet më kurrë”, shpjegohet për “Fokus Award”.

“Fokus Award” ndër vite

Në materialin e ekspozitës me fotografi thuhet ndër të tjera se “Fokus Award”, si një festival i mirëfilltë ndër vite ka qenë vazhdimisht vitrinë dhe shprehi e forcës, kompleksitetit dhe brishtësisë së fotografisë shqiptare, me një komunitet të gjerë artistësh rreth tij por akoma më shumë, me një fluks të qartë mendimesh, idesh dhe debatesh rreth ndjeshmërisë artistike dhe njerëzores së momentit. Pjesëmarrës në këtë konkursin e këtij viti janë fotografë të dryshëm shqiptarë dhe të huaj si Emad Abass- Angli, Armand Habazaj- Shqipëri, Ahmed Androvic- Turqi, Richard Arbas- USA, Boro Arsovski- Maqedonia e Veriut, Ernest Baba- Shqipëri, Ergys Baki, Eris Baki- Shqipëri, Goran Boricic- Mal i Zi, Edvin Çelo- Shqipëri, Igor Coko- Serbi, Spencer Cunningham - USA, Vigan Demiri- Maqedonia e Veriut, Mariposa Fa- Zvicër, Bardha Goga- Kosovë, Eliza Hoxha-Kosovë, Inda Sela- Shqipëri, Igor Stepanitch- Rusi, Gent Shkullaku- Shqipëri, Elvin Shahu- Shqipëri, Rozafa Shpuza- Shqipëri, Gabriele Zani- Itali si dhe emra të tjerë emra nga vendi dhe bota pjesëmarrës në edicionin të këtij viti. “Fokus Award” organizohet nga “Qendra Albania Fokus”, me mbështetjen financiare nga Bashkia Fier dhe “BenArt Print”, në partneritet me galerinë e artit Fier, shoqatën “Antik” dhe “EJAlbum”. Drejtor artistik Arben Alliaj, menaxher projekti Saimir Ahmeti. Bordi kuratorial përbëhet nga Burim Myftiu, Osman Demiri, Elton Koritari. Juria e konkursit përbëhej nga prof. Rudolf Schafer, Orestia Kapidani dhe Roland Tasho. Ekspozita, që u hap më datë 18 shtator do të qëndrojë deri më datë 10 tetor.