BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, shpallen 3 fitues nga QKLL

“Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, shpallen

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli tre fituesit e projektit “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Dhjetë autorë të rinj aplikuan për mbështetje nga ky fond. Në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie të shpalljes së fitueseve, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli u shpreh se politikat ndaj të rinjve janë politikat e së ardhmes. Juria, e kryesuar nga prof. asoc. Adelina Çerpja, në përbërje të së cilës ishin zv.dekania e Fakultetit të Filologjisë, Elsa Skënderi-Rakipllari dhe gazetarja e studiuesja Monika Stafa, shpalli fitues tre autorët Suad Arilla, Tobias Xhaxhiu dhe Besart Kadia. Suad Arilla u shpall fitues me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës”, motivacioni: “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur”. Tobias Xhaxhiu u shpall fitues me romanin “Memento Mori”, motivacioni: “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat dhe të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”. Besart Kadia u shpall fitues me romanin “Loja e vjetër”, motivacioni: “Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme”. Çmimet iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarja Flutura Açka dhe Virion Graçi. Aplikimet për këtë fond u shpallën nga QKLL më datë 10 korrik dhe vijuan deri më 28 gusht dhe më herët institucioni shprehej se ky fond do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.

Më të lexuarat