BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Fondi i “Letërsisë për Fëmijë”, juria mblidhet në QKLL për aplikimet

Fondi i “Letërsisë për Fëmijë”, juria

Juria e fondit mbështetës për "Letërsinë për Fëmijë" mbajti një takim në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. QKLL shprehet se juria e përbërë nga shkrimtarë dhe përkthyes të letërsisë për fëmijë, si znj. Natasha Poroçani Shuteriqi, znj. Rovena Rrozhani dhe z. Erion Kristo zgjodhën në këtë mbledhje të parë në cilësinë e kryetarit të kësaj jurie znj. Natasha Poroçani Shuteriqi, si dhe u njohën me disa prej aplikimeve të ardhura deri atë kohë pranë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. “Ndër të tjera, juria vendosi kriteret e përzgjedhjes së tre fituesve ndër aplikimet që do të mbërrijnë deri në mbyllje të këtij procesi, si dhe diskutime të mëtejshme mbi vijueshmërinë e këtij procesi vlerësimi. Ky fond do të vijnë në ndihmë të shkrimtarëve shqiptarë të letërsisë për fëmijë, në të tretin vit të saj, si një ndër politikat e saj qendre dhe të Ministrisë së Kulturës”, thuhej më parë nga QKLL për këtë takim. Fondi ofrohet për botimin e veprave letrare në mbështetje të krijimtarisë së tre autorëve shqiptarë për fëmijë në prozë e poezi dhe do të jetë në shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë lekë). Botuesi duhet të dorëzojë në QKLL 5 kopje falas nga vepra e botuar, që do të shoqërohet me një dokument të nënshkruar nga të dyja palët. Dokumentet përkatëse për këtë aplikim janë dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 17 qershor. Thirrja iu drejtua autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë. Në kritere thuhej se aplikimi duhet të bëhej nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet botuesit. Botuesi i sponsorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e Qendrës Kombëtare të Librit e të Leximit (QKLL), me tekstin e mëposhtëm: "Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”. Sipas QKLL më parë, aplikimet me dokumentacion të paplotë, nuk do të merreshin në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

Më të lexuarat