BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Fondi i përkthimeve nga gjuha shqipe në të huaj, shpallen 6 vepra fituese

Fondi i përkthimeve nga gjuha shqipe në të huaj, shpallen 6 vepra

Gjashtë vepra u shpallën fituese të fondit të përkthimeve nga gjuha shqipe, në gjuhë të huaj. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti dhe të jurisë Diana Kastrati, Esmeralda Kromidha dhe Ben Andoni shpalli të hënën fituesit e fondit të përkthimit. Ministrja Elva Margariti dhe drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli shprehën rëndësinë e vazhdimësisë e këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe, në gjuhën e huaja. Nga 13 aplikime juria përzgjodhi 6 vepra fituese, që QKLL i ka publikuar të renditura sipas shtëpisë botuese- autori - vepra - përkthyesi - gjuha e përkthyer. Fituesit janë: 1. Eurasia 1618 LP, Arjan Leka “Hartë memece për të Mbyturit”, Andrea Zarballa, greqisht; Fauves Editions, Zija Çela “Djalli Komik”, Sebastien Gricourt, frëngjisht; Ginger Ape Book, Rudi Erebara “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, Maria Roces Gonzalez, spanjisht. Besa Muçi, Tom Kuka “Gurët e Vetmisë”, Valentina Notaro, italisht. Besa Editrice, Bashkim Shehu “Udhëkryqi dhe Humnerat”, Mirela Alushi, italisht; Grammata, Natasha Lako “Qiell Europe”, Petro Çerkezi, greqisht. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehej më herët se ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe. Sipas qendrës, kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të saj për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. “Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, thuhej në njoftim. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bënte me dije se është e angazhuar të parandalojë çdo keqpërdorim, abuzim ose kopjim të tekstit të përkthyer. Pas miratimit të mbështetjes financiare, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Në faqen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, për funksionimin e saj mes të tjerave thuhet se qëllimi i saj është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë.