Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Fondi i përkthimit, QKLL shpall fituesit e projekteve

Fondi i përkthimit, QKLL shpall fituesit e projekteve

Gjashtë autorë shqiptarë do të përkthehen në gjuhë të huaja si greqisht, italisht, etj. Por dhe gjashtë autorë të huaj do të vijnë në gjuhën shqipe, nga fondi i përkthimi të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Juria vendosi të jenë fitues 6 tituj nga 12 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj”, si dhe 6 fitues nga 23 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bën me dije se juria në kuadër të realizimit të projektit në fushën e librit, “Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera” dhe “Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”, më datë 4 shtator, mori në shqyrtim veprat letrare, autorët dhe përkthyesit e tyre të paraqitura nga shtëpitë botuese përkatëse. Sipas QKLL shkalla e përmbushjes së kritereve është vlerësuar me pikë. Për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” ku u zgjodhën 6 tituj fitues nga 12 aplikime të paraqitura, QKLL ka publikuar shtëpinë botuese, përkthyesin, autorin, veprën dhe gjuhën e përkthyer. Fitues të këtij fondi janë: 1- Vaxikon Yorgos Goumas Ben Blushi “Otello, arapi i Vlorës”/ Οθ?λλος, ο Αρ?πης της Αυλ?νας (greqisht); 2- Petergailis Dens Dimin Ismail Kadare “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”/ Miruso Armijas Generalis (lituanisht); 3-Plethora Eleana Zhako Fatos Lubonja Ridënimi/ Επανακαταδικ? (greqisht); 4- Besa M. Mandala Visar Zhiti “Rrugët e ferrit”/ Le strade dell’inferno (italisht); Salento E. Derhemi, F. Ferrari Romeo Çollaku Mjaltë në teh/ Miele sul coltello (italisht); 6- Eurasia Eleana Zhako Gëzim Qendro Heronjtë janë të uritur/ Oι ?ρωες ε?ναι πεινασμ?νοι (greqisht). Gjashtë fitues të tjerë për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe” nga 23 aplikime të paraqitura janë: 1- “Dudaj”, Adrian Beshaj- Isabel Allende “Përtej dimrit”/ “Mas alla del Inverno” (spanjisht); 2- “Onufri”, Granit Zela -William Faulkner/ “Absalom, Absalom” (anglisht); 3- “Dituria”, Oriana Tamburi -Robert Galbraith “E bardhë vrastare”/ “Lethal white” (anglisht); 4- “Pika pa Sipërfaqe”, Arben Idrizi- Roberto Calasso “Martesa e Kadmit dhe Harmonisë”/ “Le nozze di cadmo e Armonia” italisht’ 5- “Pegi”, Gentiana Kasemi- Kazuo Ishiguro “Një pamje e zbehtë e kodrave”/ A pale Wiew of hills (anglisht); 6- “Albas”, Edlira Lloha- Wladyslaw Reymont “Komediana”/ “Komediantka” (polonisht).