Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Fondi i të rinjve, juria mblidhet për të shqyrtuar 10 veprat pjesëmarrëse

Fondi i të rinjve, juria mblidhet për të shqyrtuar 10 veprat

Juria e fondit të rinjve i dedikuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për të ndihmuar në krijimtari brezin e ri u mblodh për të shqyrtuar veprat, që janë në konkurrim. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ( QKLL) shprehet se janë vepra në prozë dhe poezi, që konkurrojnë për këtë fond. “Mbështetja e autorëve të rinj është një ndër prioritetet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, për të ndihmuar në krijimin e një brezi, i cili do të përsosi gjuhën dhe kulturën shqipe. Përmes një sërë koperimesh ndërkombëtare, do t'u japim më shumë zë të rinjve në festivale rajonale të librit, si një mundësi për t'u rritur më tej, përmes eksperiencave. Sot, juria e fondit të të rinjve, një fond i dedikuar nga QKLL për të mbështetur autorët e rinj, u mblodh për të shqyrtuar 10 veprat pjesëmarrëse në poezi e prozë. Juria drejtohet nga prof. asoc. Adelina Çerpja”, njoftoi një ditë më parë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Aplikimet për këtë fond u shpallën nga QKLL më datë 10 korrik dhe vijuan deri më 28 gusht. Më herët për këtë fond, QKLL shprehej se do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj do të vijojë të shpallet edhe në vitet e ardhshme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Aplikimi sipas rregullave kryhet nga botuesi, i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt autorit. Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit thuhet se misioni i saj është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror. Të ardhurat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përbëhen nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi.