BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

 “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”, QKLL hap aplikimet

 “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hapi thirrjen e “Fondit për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet se kjo thirrje vjen në zbatim të politikës së saj në mbështetje të krijimtarisë së autorëve shqiptarë për fëmijë, me qëllim nxitjen e shkrimit të kësaj letërsie dhe vazhdimësisë së saj. QKLL-ja shprehet se mbështet procesin krijues të autorëve të letërsisë për fëmijë, si një letërsi e domosdoshme në rritjen dhe edukimin e brezave që vijnë. “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”, do të vijojë të jetë ndër projektet bazë dhe të përvitshme të QKLL-së. Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë. Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet botuesit. Aplikimi filloi më datën 1 qershor dhe përfundon në datën 28 qershor, ora 16:00. Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 28.6.2021, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected]ll.gov.al dhe atë postare: rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri. Më krijimin e QKLL në 2019, u bë me dije se qëllimi i saj është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të vendit. “Misioni i qendrës synon përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun europian dhe atë botëror. Si përgjegjësi kryesore e qendrës janë funksionet që lidhen me mbështetjen, nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë letrare e të përkthimit, duke kontribuar edhe në zhvillimin e politikave në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit”, thuhet në faqen e QKLL. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit harton programet dhe financon projektet në fushën e librit. Po ashtu, kjo qendër mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.