Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Forumi: Butrinti me koncesion privatëve, një skandal i paralajmëruar që në shkurt 2019

Forumi: Butrinti me koncesion privatëve, një skandal i

Një skandal i paralajmëruar shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për dhënien e Butrintit me koncesion. Gjatë këtyre ditëve kjo që po ndodh në parkun kombëtar në vend ka sjellë shumë reagime, ku janë përfshirë jo vetëm specialistë të fushës, por dhe më gjerë. Ndërkaq që Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se, që prej shkurtit të vitit të kaluar kjo gjë u paralajmërua. “Skandalin që kemi paralajmëruar, që prej shkurtit 2019 për dhënien e Butrintit me koncension privatëve pa asnjë eksperiencë në menaxhimin e siteve arkeologjike, duket se u bë realitet”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (FMTK). Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci. Në ligjin e ri të miratuar kjo njihet si “Fondacion”, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik. Studiues dhe emra të njohur të trashëgimisë kulturore edhe më herët kanë ngritur shqetësime për një formë të tillë menaxhimi të Butrintit përmes fondacioneve jo shtetërore, duke mos u pajtuar me këtë gjë dhe bërë përgjegjëse për këtë Ministrinë e Kulturës. Sipas tyre, dhënia në menaxhim për një fondacion të huaj është mënyrë e gabuar për të menaxhuar pasurinë e vendit. Para disa kohësh dhe studiuesi Agron Alibali shprehej ndër të tjera se në menaxhimin e Butrintit si pasuri e UNESCO-s, me formën e re Shqipëria është në shkelje të Konventës së Parisit, e cila përcakton rolin e padiskutueshëm parësor të shteteve anëtare, të njohura si “shtete palë”, në administrimin e pasurive kulturore. Por në nëntor të 2019, ministrja Elva Margariti shprehej se Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit 2020-2030, është hartuar në kuadër të ligjit të ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, dhe sipas saj duke sjellë perspektiva të reja me kornizë të prekshme dhe të matshme për ruajtjen e vlerave të sitit. “Plani i Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria është hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF). Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.