Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forumi: Ministria pret të shkatërrojë atë që ka mbetur në Butrint

Postuar: 20/03/2018 - 09:15

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se Ministria e Kulturës po pret që të jetë e lirë për të shkatërruar edhe atë që ka mbetur nga Butrinti. Gjatë kohës që e gjithë vëmendja është përqendruar në Teatrin Kombëtar, Forumi shkruan se një tjetër plan ogurzi për betonizimin e Butrintit ka vazhduar. “Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit është përqendruar te Teatri Kombëtar, një tjetër plan ogurzi, ai për betonizimin e Butrintit, ka vazhduar pa shumë zhurmë. Mediat raportojnë se fast-food që u pezullua në vjeshtën e kaluar nga Ministria e Kulturës, është tashmë drejt përfundimit. I kotë edhe reagimi i UNESCO dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë, që kërcënojnë me heqjen nga lista e pasurisë botërore. Ministria jonë me siguri këtë po pret, që t’i ketë duart e lira për të shkatërruar edhe atë që ka mbetur nga Butrinti. Thonë se zullumi këputet kur trashet shumë”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Ndërtimi në parkun e Butrintit është kundërshtuar jo pak më herët dhe nga specialistë të tjerë të trashëgimisë kulturore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve.

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E