BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë nxjerr emrat: Ja 7 “ekspertët” që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë nxjerr emrat: Ja 7

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar emrat në komisionin pranë Ministrisë së Kulturës, që firmosën për Teatrin Kombëtar. Forumi shprehet se procedurat për teatrin janë bazuar dhe në ekspertizën e një komisioni të ngritur pranë Ministrisë së Kulturës. Në materialin e publikuar, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se janë 7 “ekspertë”, që hodhën firmën nga komisioni pranë ministrisë. “Shtatë “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar. Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Ministrisë së Kulturës. Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako”, shprehet Forumi. Në materialin e publikuar nga Forumi, thuhet se ishin këta përfaqësues të këtij komisioni, që i hapën rrugë shkatërrimit të teatrit. “Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që i hapi rrugën shkatërrimit të teatrit. Por cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike ?”, vijon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që ka publikuar dhe emrat.

 Kualifikimi i anëtarëve

Në lidhje mbi eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së teatrit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë vijon se konstatohet nga CV e këtyre ekspertëve asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar, si në aspektin historik po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor. “Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme. Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako””, vijon Forumi, që ka publikuar dhe emrat e këtij komisioni. Në materialin e publikuar nga Forumi për Trashëgiminë janë, Ledion Lako kryetar komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; Herida Duro, anëtare, drejtore e politika-strategjive kulturore. Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011. Arjan Avrazi, anëtar, drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës - diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve. Kozeta Angjeliu, anëtare, drejtore e programeve dhe Zhvillimit të Kulturës - Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat. Elira Dani, anëtare, drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator - diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik”. Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në degën Drejtësi. Sofjan Jaupaj, anëtar, këshilltar i ministres - diplomuar “Jurist” dhe i specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit. Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit - Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ky komision sipas Forumit, miratoi Akt Ekspertimin- Vlerësimin e Teatrit Kombëtar. Po ashtu Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se këto të dhëna mbi diplomimet janë bazuar mbi CV dhe biot e stafit, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

Më të lexuarat