Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forumi: Teatri Kombëtar është unik, shembja krim kulturor

Postuar: 14/03/2018 - 08:02

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përmes një deklarate shprehet se Teatri Kombëtar nuk mund të shembet, është trashëgimi historike dhe arkitekturore unike. “Debati në është i bukur apo jo teatri i ri i projektuar nga B. Ingels, është debat fals. Nuk do të ishte debat fals nëse teatri i ri do të projektohej në një hapësirë të lirë të qytetit, pra jo duke shembur një monument kulture, i cili tashmë ka hyrë në guidat e sugjeruara për turistët si pjesë e itinerarit të detyrueshëm për ata që dëshirojnë të njohin shpirtin dhe atmosferën e kahershme të kryeqytetit (guidë e përgatitur nga Bashkia e Tiranës dhe Instituti i Monumenteve). Teatri ekzistues nuk duhet dhe nuk mund të prishet sepse është trashëgimi historike dhe arkitekturore unike”, shkruan Forumi. Më tej në deklaratë thuhet se ky objekt është unik, qoftë si tipologji për kohën kur u projektua (1938), qoftë si teknikë ndërtimi (el. Heraklit) e me origjinalitet konstruktiv (balloon frame), qoftë si nyjetim volumetrik e zhvillim urban në një parcelë të mirëorganizuar (novacion urbanistik). “Madje teatri ekzistues është unik jo vetëm për arkitekturën, por edhe për historinë e njerëzve, aktorëve dhe ngjarjeve të tij në këto 80-vjet (ngrehina më e vjetër kulturore në Shqipëri, në përdorim të patjetërsuar). Të pretendohet se ngrehina ka probleme sigurie dhe prandaj duhet shembur, është po aq burleske sa të pretendohet se kishat historike me probleme duhen shembur. Restaurimi i këtij kompleksi monumental është sot një “lojë fëmijësh” për ekspertët e fushës ndërsa kostoja e restaurimit, rehabilitimit dhe rivlerësimit bashkëkohor të ngrehinës është e përballueshme nga buxheti i shtetit, pasi në bazë të kalkulimeve të ekspertëve të “Politecnico di Milano”, kushton më pak se sa ka kushtuar stadiumi “Elbasan Arena””, vijon më tej deklarata. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë shkruan se nuk duhet harruar që qendra e Tiranës është shpallur e mbrojtur dhe se VKM-ja është ende në fuqi. “Nuk duhet të harrojmë se qendra e Tiranës është shpallur e mbrojtur dhe se vendimi i kësaj mbrojtjeje është ende në fuqi përmes VKM-së së famshme të përgatitur nga vetë Rama në prill të vitit 2000, kur ai kishte një vizion ndryshe dhe properëndimor për zhvillimin e shtresëzuar dhe harmonik të qytetit. Pas prishjes së vilave të Bllokut, shembjes së shtëpive borgjeze në rrugën e Elbasanit, kjoskëzimit degradues të Kalasë së Tiranës dhe cungimit të lemerishëm të kompleksit “Nënë Tereza” përmes megalomanisë së stadiumit, ndodhemi të shtangur përpara një krimi kulturor shumëdimensional, për të cilin “fajtorët” do duhet të përgjigjen përpara qytetarëve dhe historisë”, përfundon deklarata e Forumit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90.

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E

Postuar: 19/09/2018 - 07:46

Orkestra e TOB zhvillon provat në sallën e Ministrisë së Kulturës, por edhe pse një situatë kalim

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.