Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forumi për Trashëgiminë: Kumbaro u largua me ndjenjë turpi

Postuar: 17/01/2019 - 07:35

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se Mirela Kumbaro u largua nga drejtimi i Ministrisë së Kulturës duke lënë pas punën e dobët në trashëgiminë kulturore. Forumi jo pak kritik gjatë mandatit të parë dhe në vijim të Kumbaros si ministre Kulture shprehet se edhe në kalanë e Tiranës la shëmtinë e saj. Forumi shkruan se ndër vite ish ministrja e Kulturës  tregoi shpërfillje ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore në vend. Në statusin e Forumit mes të tjerave shkruhet se edhe pse ishte një njeri që vinte nga fusha e letrave sërish ish ministrja Mirela Kumbaro nuk e tregoi këtë gjatë qëndrimit në drejtim të Ministrisë së Kulturës dhe punës që duhej bërë me monumentet e kulturës.

“Asnjë ndër Ministrat e Kulturës nuk u largua me atë ndjenjë turpi e pështirjeje siç u largua zj. Kumbaro. Kjo shëmtirë, që shihet në objektin më të vjetër mesjetar të trashëgimisë së Tiranës, këtu në ballë të kalasë së Bargjinëve të ndërtuar në mesin e 1600-ës, është vepër e saj. As kioskat e katundeve rrotull nuk janë tashmë në këto nivele vulgariteti, shpërfillje ndaj trashëgimisë dhe shpërfytyrimi estetik. Shumë domethënëse është ajo çfarë i tha së fundmi një skulptor i njohur: “Të menduam si njeri të letrave, por na dole letër higjenike”!”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Nuk janë të pakta rastet që Forumi ka denoncuar për dëmtimet në trashëgiminë kulturore, ku herë pas here janë shoqëruar edhe me foto nga shkatërrimet që kanë ndodhur ndër vite me monumentet e kulturës. Ndërsa për disa deputetë të PS Kumbaro bëri punë në trashëgiminë kulturore, kjo nuk është pranuar nga specialistët e fushës gjatë këtyre viteve. Kritikat nuk kanë munguar në drejtim të ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe për mungesën e transparencës apo dhe vendimet që janë bërë në kundërshtim me ligjin. Herë pas here specialistët akuzuan ish ministren Kumbaro duke kërkuar që të ndalonin shkatërrimet, por projektet vazhduan. Akuzat e specialistëve të ndryshëm nuk kanë munguar dhe në drejtim të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas tyre Instituti i Monumenteve të Kulturës ka mungesë të specialistëve për trashëgiminë dhe puna e bërë nuk ka qenë sa duhet për të mbrojtur dhe mirëmbajtur monumentet e kulturës në vend. Ndërkaq që në postimet e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vazhdojnë të publikohen përmes fotove monumente kulture, që për shkak të mungesës së ndërhyrjeve janë të rrezikuara.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:02

 Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit u shfaq në teatrin Poshka në Strugë.

Postuar: 21/04/2019 - 08:00

Ekspozita “Peisazh në akuarel” sjell për publikun 60 punime në pikturë nga piktori Kr

Postuar: 21/04/2019 - 07:58

 Në teatro problemet me aktivitetin artistik janë dhe nga puna që bëhet për të sjellë veprat

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:02

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitet

Postuar: 20/04/2019 - 08:00

Filmi i animuar në vendin tonë përballet me jo pak probleme.