BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Kultura

 “Fotografët e familjes”, një udhëtim fotografik në vatrën e familjeve shqiptare

 “Fotografët e familjes”, një udhëtim fotografik

“Fotografët e familjes” titullohet ekspozita online, që është një udhëtim fotografik në vatrën e familjeve shqiptare gjatë pandemisë Covid -19. World Vision Albania sjell në 3D ekspozitën me imazhe të realizuara nga vetë familjet shqiptare, me kuratore Soela Zani. Në materialin e ekspozitës thuhet se ende dhe sot për shumë prej nesh janë të gjalla fotografitë turbulluese të zbrazëtisë dhe vetmisë së rrugëve, dyqaneve e parqeve në pranverën e 2020-ës. “Në antitezë; përtej pasigurisë financiare, shqetësimit për shëndetin dhe nevojës për të dalë në ajër të pastër; brenda avllive dhe mureve të shtëpive, shumë prej nesh kishin filluar të kalonin kohë cilësore me fëmijët e të forconin familjen. Që nga më të vegjlit e deri tek gjyshërit u bënë pjesë e punëve të shtëpisë, nismave dhe lojërave së bashku e ndërkohë nuk harronin të fiksonin momentet më të bukura gjatë kohës së pandemisë”, thuhet për ekspozitën. Ideja e kësaj ekspozite virtuale lindi nga shfletimi i qindra fotografive të shkrepura nga vetë anëtarët e familjeve, si rrjedhë e shumë aktiviteteve të organizuara online nga World Vision në 25 bashki ku aktualisht punon. Nën kujdesin e fotografes dhe kuratores së ekspozitës, Soela Zani, janë përzgjedhur 72 fotografi, të organizuara në 4 galeri e të ideuara në variantin 3D. Sipas organizatorëve të ekspozitës, ato nuk janë fotografi profesionale, as fotografët nuk janë profesionistë të fushës, por janë foto të thjeshta nga përditshmëria e fëmijëve dhe familjeve, në pjesën më të madhe të rasteve të shkrepura me aparat celular, por që përcjellin emocione reale dhe shumë dashuri. “Mes fotove mund të dalloni dikë prej të afërmve tuaj; të njohur të largët apo edhe miq. Do të shikoni prindërit, mësuesit, psikologët, vullnetarët dhe stafin e terrenit të World Vision që u shndërruan në heronj të heshtur, e që siç është shprehur edhe një prej të rinjve nga Librazhdi: “Ne vadisim fidanët, ju vadisni shpresën””, shprehen organizatorët në materialin e ekspozitës. Organizatorët bëjnë me dije se ekspozita është online për të mbrojtur shëndetin tonë, duke respektuar masat e autoriteteve, distancimin fizik dhe duke shmangur grumbullime masive siç mund të ndodhë shpesh herë në inaugurimin e ekspozitave. Mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë dhe forcimi i familjes si institucioni thelbësor për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në Shqipëri dhe në Kosovë është mesazhi kyç, që kjo ekspozitë përcjell në çdo element të saj.