Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fotot e realizuara nga Gjon Mili, një muze në qytetin e Korçës

Postuar: 24/08/2018 - 07:39

Fotot e realizuara nga fotografi i njohur Gjon Mili do të prezantohen në muzeun, që pritet të hapet në qytetin e Korçës. Ndërtesa në qendër të Korçës e njohur si shtëpia e rumunëve, do të jetë muzeu kushtuar fotografit të njohur Gjon Milit. Puna për restaurimin e banesës ka mbaruar dhe muzeu do të jetë i organizuar në tre mjedise. Më përfaqësuesja do të jetë ajo që i dedikohet shpikjes së shekullit, siç u quajt në vitet ‘30, fotografimi stroboskopik. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë, Gjergj Koki tregon se muzeu do të jetë në një godinë emblematike. “Ka mbaruar restaurimi i godinës, ku do të vendoset muzeu i Gjon Milit. Godina quhet shtëpia rumune ose banesa Aleksandra dhe Ilo Tashkos, që ia kanë dhuruar qytetit të Korçës. Muzeu do të vendoset më një godinë emblematike, që është pjesë e Bashkisë së Korçës. Është restauruar pjesa e brendshme e godinës dhe është përshtatur për t’u muzealizuar me foto të Gjon Milit”, tregon Koki drejtori i DRKK. Më tej ai shprehet se do të prezantohen 420 foto. “Është blerë e drejta e autorit për fotot nga familja e Gjon Milit, nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Korçës. Ato janë formate dixhitale në xham dhe më pas do të riprodhohen në dimensionet përkatëse. Nuk është vlera te fotografia fizike, por te dokumentimi dhe ruajtja e saj në filma xhami. Janë blerë 420 fotografi, dhe do të ekspozohen në tre kate të godinës. Janë foto të bëra nga Gjon Mili, por vlerën e kanë shumë dhe tek teknika që ka përdoru ai për këto foto. Është financuar nga TAP në kuadër të impaktit tek ndërhyrjet me karakter social, por është projekt i Bashkisë së Korçës dhe Ministrisë së Kulturës”, vijon të pohojë Koki. Por ai shton se kjo godinë nuk do të shërbejë vetëm si muze. “Nuk kemi ende një datë të caktuar për hapjen edhe pse punimet me restaurimin. Është i vetmi i këtij lloji si muze për karakterin ndërkombëtar që ka fotografi, por nuk do të jetë vetëm muze po edhe qendër konservimi dhe restaurimi, pra do të ketë laborator”, pohon Gjergji Koki në reagimin e tij.

Jeta e fotografit

Gjon Mili lindi 1904 në Korçë; vdiq më 14 shkurt 1984 në Stamford, Connecticut, SHBA. Familja Mili, kur Gjoni ishte ende 5 vjeç, emigroi në Rumani. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme. Në vitin 1923 arriti në SHBA ku filloi të merrej me punë të ndryshme ndër to edhe me fotografim si amator. Gjatë punës Mili kuptoi se një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit. Ndërkohë filloi edhe të shkruajë. Tri novela të tij me tituj “Larg”, “Ëndër” dhe “Nëna”, u botuan në revistën “Studenti shqiptar” të Odhise Paskalit në Torino në vitin 1929. Më vonë studioi në universitetin e famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), ku diplomoi si inxhinier ndriçimi, profesion me të cilin punoi në ndërmarrjen e prodhimeve elektrike “Westinghouse”. Mili përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe “dritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë. Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ndërkohë Mili, bashkë me studimet dhe eksperimentet në fushë të teknikes, vazhdoi të fotografonte, duke u dalluar përherë e më shumë edhe në lëmin artistik. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin. Punoi për vite si fotoreporter për revistën “Life” dhe hyri në histori se para aparatit të tij pozuan më të rëndësishmit e periudhës në të cilin jetoi si Frank Sinatra, Alfred Hitchcock, Igor Stravinsky, etj, por edhe si njeriu që fotografoi Pablo Picasso-n duke pikturuar me dritë./ Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin