
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

“Fototeka” muzeu virtual hap “dyert”, mbi 7000 imazhe ndarë në 7 periudha historike

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

“Fototeka”, një muze virtual që përmban koleksione të rralla. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se mbi 7000 imazhe, ndarë në 7 periudha historike, shkrepur nga dhjetëra fotografë, kryesisht të juglindjes së Shqipërisë, shpalosin më shumë se një shekull histori. ““Fototeka”, muzeu virtual hap sot “dyert”! Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, me kontributin e koleksionistëve privatë, Fondacioni “Art & Histori” hap një dritare ku mund të zbuloni imazhe që nuk i keni ndeshur kurrë më parë!”, shkruante një ditë më parë ministrja Margariti në rrjete sociale. Fondacioni “Art & History” është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, që ka si qëllim të krijojë një hapësirë të re dhe të ndryshme për krijimin artistik dhe qasjen teorike mbi të. Veprimtaritë kryesore të tij janë zbulimi, arkivimi dhe hulumtimi i vlerave kulturore të së shkuarës. Pjesë e këtij misioni është edhe projekti “Fototeka”, i cili përpiqet të gjejë, mbledhë dhe të publikojë trashëgiminë fotografike në territoret shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri në fund të regjimit totalitar. Në fund të viteve 1990 e në vazhdim, një grup i vogël koleksionistësh shqiptarë, pasionantë të fotografisë, kureshtarë të teknikave dhe proceseve të hershme të saj, e ndoca të ndjeshëm për të kaluarën historike të vendit, sidomos atë nga kapërcyelli i epokës osmane drejt krijimit të shtetit modern kombëtar e gjer në instalim të regjimit totalitar - falë pasionit dhe natyrës së tyre të kujdesshme - mblodhën me durim mijëra fotografi dhe negativë në një sërë mediesh dhe formatesh nga autorë vendës dhe të huaj. Më pas, tërë këtë material të çmuar fotografik e vunë në dispozicion të fondacionit “Art & History”, i cili me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës i dha jetë projektit “Fototeka”, duke i bërë këto koleksione të rralla dhe krejt të panjohura të disponueshme për t’u kundruar dhe studiuar falas për publikun.
Punime për riparimin e sinjalistikës orientuese në Vendbanimin e Komanit
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër në bashkëpunim me misionin Shqiptaro-Francez ka realizuar zëvendësimin e paneleve informuese sistemimin dhe riparimin e të gjithë sinjalistikës orientuese në territorin e Vendbanimit të Komanit. Falë punës së projektit kërkimor të Misionit Shqiptaro-Francez vit pas viti po dalin në dritë gjurmë dhe dëshmi të reja datuese mbi këtë vendbanim, eponim i një qytetërimi të rëndësishëm arkeologjik në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe Adriatik. Ndërkohë, që tani të shumtë janë vizitorët që i drejtohen Luginës së sipërme të Drinit që duan të njihen me një nga sitet më të rëndësishme të mesjetës së hershme, Vendbanimin e Komanit dhe pamjen magjepsëse që të ofron Lugina e Drinit.
Vinçens Prenushi publicist, përkthyes dhe predikator i shquar
Imzot Vinçenc Prenushi ka lindur në Shkodër, më 1885. Muzeu Historik Kombëtar shkruan se ai ka qenë prelati më i lartë i françeskanëve në Shqipëri. “Vinçens Prenushi ( 1885-1949) gjithashtu ka qenë poet, prozator, dramaturg, publicist, përkthyes, folklorist dhe predikator i shquar. Duke shkuar fshat më fshat në trevat e veriut, ka mbledhur shumë këngë nga epika historike, këngë dasmash, dashurie, etj. Materialin e mbledhur e ka botuar në librin “Kangë Popullore Gegnishte”. Ky libër u botua në Sarajevë më 1911. Vinçenc Prenushi ka botuar këta libra: vëllimin me poezi “Gjeth e lule” (1924), dramën “Prej robnie në liri” (1914), bibliografinë “Sh’Françesku i Asizit” (1927), “Fjala e Zotit” (1928), etj”, thuhet nga MHK. Gjithashtu është marrë edhe me përkthime të klasikëve të letërsisë.
Studentët ndjekin punimet restauruese në Muzeun Etnografik Kavajë
Muzeu Etnografik i Kavajës përfaqëson dizajnin arkitekturor, stilin e jetesës dhe ekonomitë e zonës brenda një shembulli të rrallë të një shtëpie tradicionale të shekullit të 18-të. Programi “EU4Culture” bën me dije se këto ditë ky objekt u vizitua nga studentët. “Ne patëm privilegjin të mirëprisnim në Muzeun Etnografik të Kavajës studentë nga Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, të Universitetit “Nju Jork” në Tiranë. Studentët patën mundësinë unike për të parë nga afër punimet dhe për të mësuar se si teknikat dhe materialet tradicionale mund të integrohen në procesin e rinovimit. Punimet restauruese në Muzeun Etnografik të Kavajës po vazhdojnë dhe muzeu do të hapet për publikun në muajt e ardhshëm”, thuhet në faqen e programit.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinë e studentë

“Dimri i librave” një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore promovohet në QKLL

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben Golemi: Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja

Punime në urën prej druri në kalanë e Lezhës

Naim Berisha: Në sezonin e ri artistik aktorët përballen me probleme të ndryshme, teatri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit

Dhjetë kandidatë për titullin “Poeti Laureat" 2

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për çmimet “Oscar”

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth

Gërmimet arkeologjike rifillojnë në Finiq
